TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Vendosja e Policisë së Kosovës në Urën e Ibrit, rezultat i sukseseve të njëpasnjëshme

by teve1
2 orë ago
3
A A
Sveçla: Vendosja e Policisë së Kosovës në Urën e Ibrit, rezultat i sukseseve të njëpasnjëshme

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si lajm të mirë vendosjen e Policisë së Kosovës në Urën Kryesore të Mitrovicës, në kuadër të nisjes së procesit gradual të largimit të Misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, nga prania e përhershme në këtë pikë.

Në një prononcim për media nga Ura e Mitrovicës, Sveçla ka thënë se procesi do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili deri tani ka pasur përgjegjësinë kryesore për sigurinë në urë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të fillimit të një procesi ku përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës. Kjo vjen pas një pune të gjatë dhe të suksesshme të të gjitha institucioneve të sigurisë, pas sukseseve të njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës në sigurimin e rendit dhe ligjit dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka shtuar se prania e Policisë së Kosovës në urë do të reduktohet gradualisht me përmirësimin e situatës së sigurisë.

“Patjetër që ky është një lajm i mirë. I gjithë procesi do të vijojë në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili deri tani e ka pasur përgjegjësinë e sigurisë në këtë urë. Sigurisht që, me përmirësimin e sigurisë, edhe vetë prezenca e Policisë së Kosovës do të reduktohet. Është një proces afatshkurtër, i cili do të ofrojë garanci për të gjithë se hapja e urës do të jetë një e mirë për të gjithë, pa pasur ndikim negativ te askush”, ka thënë ai.

I pyetur se kur pritet të hiqen barrikadat dhe të mundësohet lëvizja e automjeteve në këtë pjesë, Sveçla ka theksuar se institucionet janë të angazhuara që procesi të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkaq, duke komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me Liqenin e Ujmanit, Sveçla është shprehur se Kosova është mësuar me deklarata që, sipas tij, cenojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë e vendit.

“Për sa u përket deklaratave të Vuçiqit, jemi mësuar të dëgjojmë deklarata të cilat cenojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë e Republikës së Kosovës. Të them të drejtën, nuk është se na bëjnë përshtypje, për shkak se nuk jemi të befasuar nga qëndrimet e tyre. Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo Serbi e viteve 1998 dhe 1999, por Kosova nuk është më e njëjta. Kosova po forcohet, po ecën përpara dhe është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë për të garantuar siguri për të gjithë”, ka përfunduar Sveçla.

Ndryshe, Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka konfirmuar nisjen e procesit gradual të largimit nga prania e përhershme në Urën Kryesore të Mitrovicës.

Në një përgjigje për Tëvë1, KFOR-i thotë se ky proces është pjesë e optimizimit të pozicionimit të misionit dhe se do të zhvillohet gradualisht dhe në bazë të kushteve në terren.

Sipas KFOR-it, procesi po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, ky është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushtet në terren dhe do të koordinohet ngushtë me të gjithë akterët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.

Gjithashtu thuhet që komandanti i misionit të KFOR-it vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët të institucioneve të Kosovës por edhe të Serbisë dhe se janë të pozicionuar në mënyrë të përshtatshme për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mundshëm në aspektin e sigurisë.

“Personeli ynë është i pozicionuar në mënyrë të përshtatshme për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. KFOR-i do të ruajë një prani të dukshme në Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, si dhe në veriun e Kosovës, duke vazhduar kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet”, thuhet mes tjerash./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiu meteorik i Perseidëve pritet të mahnisë hemisferën veriore këtë javë

Shiu meteorik i Perseidëve pritet të mahnisë hemisferën veriore këtë javë

Drejtori i AKI-së Petrit Ajeti prezantoi sfidat e reja të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve

Drejtori i AKI-së Petrit Ajeti prezantoi sfidat e reja të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve

Auto Draft

Pse seanca konstituive nuk vazhdoi pas 48-orëve?

“Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit”- Vuçiq e kalon vijën e kuqe, BE hesht

“VITA”: Në produktet tona nuk u gjet vaj palme – Muja: Kjo kompani është importuesi më i madh i vajit të palmës

“VITA”: Në produktet tona nuk u gjet vaj palme – Muja: Kjo kompani është importuesi më i madh i vajit të palmës

“Para lufte s’kanë pas asgjë, tash multimilionera”, mërgimtari viziton Kuvendin, i zhgënjyer me deputetët

“Para lufte s’kanë pas asgjë, tash multimilionera”, mërgimtari viziton Kuvendin, i zhgënjyer me deputetët

13 raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 112

13 raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 112

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën