TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria ka shprehur shqetësim mbi deklaratën e Vuçiqit për lumin Ibër: Uji s’mund të përdoret si instrument presioni politik

by Teve1
1 orë ago
1
A A
Shqipëria ka shprehur shqetësim mbi deklaratën e Vuçiqit për lumin Ibër: Uji s’mund të përdoret si instrument presioni politik

Shqipëria përmes Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha ka shprehur shqetësim të thellë mbi deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

“Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër”, deklaroi Hoxha në platformën “X”.

Hoxha shtoi se Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë.

“E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së #UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore. Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme”, shkruan Ferit Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998

Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës dakordohen për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës dakordohen për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Tahiri: Kuvendi s’guxon të bëhet muze, bllokada nga VV është abuzim

Kosova do të përballet me Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare

Kosova do të përballet me Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare

Mërgimtarët me apel për partitë politike: Të shmangen bllokadat dhe të formohen institucionet

Mërgimtarët me apel për partitë politike: Të shmangen bllokadat dhe të formohen institucionet

Misioni i KFOR-it në Kosovë konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit

Misioni i KFOR-it në Kosovë konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën