Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka falënderuar punën e ambasadorëve të Kosovës që shërbejnë në vende të ndryshme të botës.
Ajo ka thënë se puna e tyre shpesh nuk shihet menjëherë dhe kërkon durim e këmbëngulje për rezultat.
Në ceremoninë e pritjes për ambasadorët e Kosovës, ka thënë se diplomatët e Kosovës, punojnë shumë që të arriturat e Kosovës të shpalosen.
“Theksova se, kur interesat dhe aleancat ndryshojnë kaq shpejt, në diplomaci nuk mjafton reagimi i çastit. Duhet kohë që njerëzit të të njohin dhe të krijojnë besim, para se të vijë momenti kur ke nevojë për mbështetjen e tyre .Për shumë njerëz që Kosovën e njohin nga larg, Kosova ende lidhet me luftën, me shpalljen e pavarësisë apo me lajmin e fundit që kanë parë. Diplomatët tanë punojnë çdo ditë që njohja për Kosovën të mos mbetet aty, por të përfshijë edhe vendin që jemi sot”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.







