TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Janë t’u bo filma” – revolta e opozitës me qasjen e Vetëvendosjes

E quajtën antikushtetuese vazhdimin e seancës konstituive jashtë afatit kushtetues 30 ditor, por partitë opozitare megjithatë morën pjesë. Kjo sipas tyre për të përmbushur obligimin e tyre për konstituim të Kuvendit. Mirëpo, nuk u përjashtua mundësia që ky rast të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

by Florijeta Dernjani
1 orë ago
1 0
A A

Lëvizjet në holl nuk ishin të shpeshta, ani pse kishte shënuar ora për fillimin e vazhdimit të seancës.

Mosrespektimin e orarit opozita e vlerësoi si shpërfaqje e joseriozitetit nga partia që ka shumicën e deputetëve.

“Ne kemi thirrë pramë, nuk kanë ardhë. Sot thirrin vet, tash po bohet gati një orë edhe nuk kanë ardhë. E nafta ka shku 1.80. Edhe secila situatë më tutje, veç çka po e dëmton dhe rëndon jetën e secilit njeri në Kosovë. Pra, është joseriozitet total. Nuk e di, a i ka dalë malli i keq ditëve të fundit, a jo”, tha deputeti i Aleancës, Burim Ramadani.

Madje, këto vonesa, nga LDK-ja u krahasuan me teatër.

“Qetu është teatri s’kanë mujt me kry që katër vjet, e tash e kanë kthy teatër e kanë bo këtu. Janë t’u bo filma, janë t’u bo hajgare me krejt shtetin. Qetash e kanë bo teatër”, vlerësoi deputeti Ermal Sadiku.

Ani pse që të gjitha partitë opozitare, vendosën të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive jashtë afatit 30 ditor, nuk u përjashtua mundësia që për këtë rast t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi tetë ditë afat sipas Kushtetutës për më dërgu rastin në Gjykatë Kushtetuese, do ta vlerësojmë brenda këtyre tetë ditëve dhe do të vendosim nëse do ta dërgojmë apo jo”, theksoi Përparim Gruda nga PDK.

E nga seanca që nuk zgjati më shumë se 5 minuta, dolën njëherësh pothuajse të gjithë deputetët.

Moskonstituimi i Kuvendit as në seancën e dytë, u kritikua ashpër nga dy taboret opozitare.

“Po e shohim një papërgjegjësi totale nga subjekti i parë, i cili nuk po gjen mënyrën që të kryejë obligimin e vet kushtetues, për ta prezantuar emrin e kryetarit të Kuvendit  dhe për t’u bërë votimi dhe për t’u konstituar Kuvendi”, deklaroi Jehona Lushaku Sadriu.

“Ajo se çfarë ndodhi sot, ka qenë një seancë antikushtetuese, antidemokratike, jashtë çdo procedurë në fuqi të Kuvendit të Kosovës, dhe presim që qytetarët ta shohin këtë situatë, ta gjykojnë këtë situatë dhe ta dënojnë një subjekt politik, i cili e ka sjellë vendin buzë greminës. Kosova prej sotit nuk është më demokraci, në këtë vend nuk ka më as Kushtetutë e as rend kushtetues”, tha Enver Hoxhaj nga PDK.

Megjithatë, nga opozita u përsërit që do të marrin pjesë edhe në thirrjen  e radhës për seancë, për ta përmbushur obligimin e tyre si deputetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ka përkeqësim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, Avdi Smajlaj i zbulon arsyet

“Ka përkeqësim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, Avdi Smajlaj i zbulon arsyet

Taravari: Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Mickoskit janë sa për dekor

Taravari: Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Mickoskit janë sa për dekor

Si u sulmua Albin Kurti me vezë nga Time Kadrijaj?

Si u sulmua Albin Kurti me vezë nga Time Kadrijaj?

Çerdhet e reja në Prishtinë, sfiduese rekrutimi i edukatoreve – kërkohet mbështetje nga Ministria

Çerdhet e reja në Prishtinë, sfiduese rekrutimi i edukatoreve – kërkohet mbështetje nga Ministria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën