Reth 4,400 gjoba janë evidentuar nga janari deri në fund të korrikut , sipas kryetarit të Prishtinës , Përparim Rama, evidentimi është bërë përmes sistemit të kamerave të sigurisë në Komunën e Prishtinë.
Rama theksoi se tash do të kalohet në fazen e dytë duke zgjeruar lokacionet.
“Bashkë me Policinë e Kryeqytetit, diskutuam rezultatet e fazës së parë të sistemit të kamerave të sigurisë dhe hapat për zgjerimin e tij.
55 lokacione
165 kamera aktive
40 kamera ANPR për njohjen automatike të targave
Monitorim 24/7
Nga janari deri në fund të korrikut, përmes këtij sistemi janë evidentuar dhe shqiptuar rreth 4,400 gjoba për shkelje në trafik.Tash kalojmë në fazën e dytë: më shumë lokacione, radarë në zona kritike, video-analitikë dhe teknologji edhe më e avancuar.Bashkë me Policinë e Kosovës po ndërtojmë një Kryeqytet më të sigurt, me më shumë rend dhe siguri për secilin qytetar”,tha Rama.







