TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj: Kurti po imponon agjendë politike, nëse nuk mbahet seanca do të ketë pasoja juridike

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Kadrijaj: Kurti po imponon agjendë politike, nëse nuk mbahet seanca do të ketë pasoja juridike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po imponon agjendën e tij për arritjen e marrëveshjeve politike.

Kadrijaj, në një deklaratë për KosovaPress, tha se nëse sot nuk mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të ketë pasoja juridike, pasi sipas saj janë duke u shkelur afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

“Ka pasoja juridike sepse vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë, i shkruar e i dokumentuar dhe ka përcaktuar afatet kohore pas certifikimit të zgjedhjeve. Këta qëllimshëm po e shkelin Kushtetutën sepse janë shkelës. Ne e kemi parë dje, vet fakti që pas certifikimit të zgjedhjeve e kanë lënë në ditën e fundit mbajtjen e seancës ka qenë e pakuptueshme dhe ditët e fundit i kanë thirrur partitë politike për të biseduar për krijimin e institucioneve, ndërsa ka pasur një muaj kohë”, tha ajo.

Ajo tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse vazhdohet me këtë ritëm, duke kërkuar nga Kurti që të “lëshojë pe”.

“Në qoftë se vazhdon me këtë ritëm e cikël nga ajo çka po shihet, ky po i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta. Në momentin që dëshiron të bëjë zgjedhje, duhet të lëshosh pe, jo t’i kesh të gjitha. E kam parë një deklaratë të kryetarit të PDK-së, nuk kam çka të takohem dhe duke e parë mosseriozitetin e tij nuk ka pranuar të shkojë më në takim. I vetmi që ka ngulur këmbë që mund të bashkëpunojë është LDK-ja, të cilët ende po negociojnë”, tha Kadrijaj.

Më tej, deputetja e AAK-së tha se një figurë si Ramush Haradinaj në postin e presidentit do t’i bënte nder shtetit të Kosovës.

“Një figurë si e Haradinajt i bën nder shtetit dhe vendit. E ka një të kaluar historike që nuk e ka asnjë nga personazhet në Kosovë, duke qenë dy herë kryeministër i Kosovës, duke ditur se çfarë raporte ka me aleatët tanë. I kishte bërë nder vendit, nuk e kemi propozuar as kërkuar”, tha ajo.

Ka kaluar ora 12 e mesditës, dhe deri më tani nuk ka njoftim nga Kuvendi nëse këtë të premte do të ketë vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të. E njëjta u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.

Gjithë kjo derisa mesnata konsiderohet si afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

“Info Nata”- 22.09.2026

“Info Nata”- 22.09.2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën