TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia në Ferizaj shpëton një person që po tentonte t’i bënte “keq vetes”, kishte armë zjarri

by tëvë1
40 minuta ago
0
A A
Të “pakapshmit” e shtetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj kanë shpëtuar një person rreth 31-vjeç që po tentonte t’o bënte “keq vetes” dhe kishte armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:26 në “Parkun e Lirisë”.

“Pas marrjes së informacionit, pjesëtarët e policisë të Qendrës së Komunikimit Rajonal kanë kontaktuar menjëherë me personin dhe kanë mbajtur komunikim të vazhdueshëm me të, me qëllim qetësimin e situatës dhe bindjen e tij që ta largonte armën dhe ta vendoste në një vend të sigurt deri në arritjen e patrullave policore. Në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj, të cilët kanë komunikuar me personin, kanë qetësuar situatën dhe kanë arritur ta largojnë armën e zjarrit (pistoletë), të cilën ai e kishte pranë vetes në një stol pushimi”, thuhet në komunikatë.

Policia ka bërë të ditur se falë komunikimit të vazhdueshëm të pjesëtarëve të Qendrës së Komunikimit Rajonal dhe reagimit të shpejtë të patrullave policore, personi është larguar me sukses nga zona e parkut dhe është vendosur në një vend të sigurt.

“Më pas, ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku i është ofruar edhe ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm nga ekipi i Emergjencës. Për rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe familjarët e personit”, thuhet nga Policia.

Stacioni policor në Ferizaj, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit, ndërsa ka konfiskuar armën e zjarrit së bashku me 6 fishekë.

Policia mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve dhe falënderon ekipet emergjente të Spitalit të Ferizajt për reagimin e shpejtë dhe trajtimin profesional në këtë rast./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Ekstradohet nga Spanja për në Kosovë i kërkuari për “Vrasje e mbetur në tentativë”

Shkodra: Shtyrja e seancës konstituive u bë në bashkëpunim me LDK-në

Shkodra: Shtyrja e seancës konstituive u bë në bashkëpunim me LDK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën