Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë-Kosovë, ku një veturë është goditur nga treni.
Rasti sipas Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka ndodhur rreth orës 16:20.
“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, theksoi Ahmeti për teve1.info.







