TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit

by teve1
1 orë ago
1
A A
MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit

Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT), në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka nisur një aksion të koordinuar për kontrollin e deklaracioneve dhe etiketimit të produkteve të qumështit në rrjetet e marketeve në të gjithë Kosovën.

Aksioni është ndërmarrë pas raportit të AUV-it mbi gjetjet laboratorike të mostrave të analizuara nga produktet e qumështit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të informimit të saktë për produktet ushqimore, do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut të qumështit, duke përfshirë si produktet vendore ashtu edhe ato të importuara.

Sipas njoftimit, inspektimet janë përqendruar në verifikimin e etiketimit, reklamimit dhe paraqitjes së produkteve në treg, për të vlerësuar nëse ato përputhen me rezultatet e analizave laboratorike të kryera nga AUV.

MINTI u ka bërë thirrje kompanive, produktet e të cilave nuk janë në përputhje me deklaracionin në etiketë, që të korrigjojnë menjëherë etiketimin dhe të tërheqin produktet nga tregu.

Në të kundërt, IQMT dhe AUV kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa administrative dhe ndëshkuese, përfshirë edhe ndalimin e përkohshëm të tregtimit të produkteve që nuk përmbushin kërkesat ligjore./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme.

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme.

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme.

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme.

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Emisioni “Ditari” 06.08.2026

Emisioni “Ditari” 06.08.2026

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën