Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë, kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa është publikuar edhe fotografia e personit të dyshuar.
Policia ka apeluar te qytetarët që çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e tij ta raportojnë në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike zyrtare të Policisë së Kosovës./teve1.info/







