Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha sot para fillimit të seancës konstituive, se partia fituese i ka kushtet t’i kryej detyrat e veta.
Sipas tij, qëndrimi i PDK-së është konsistent, teksa tha se kanë në takim me Kurtin, nuk kishte shkuar për të negociuar se kush në cilën pozitë do të vihet.
“Unë nuk shoh arsye që seanca mos të ketë mbarëvajtje, mos të konstituohet, të gjitha kushtet janë që seanca të konstituohet dhe ne të procedojmë tutje dhe normalisht partia me numrin më të madh të ulëseve, të kryejnë detyrat e veta, përgjegjësitë e veta, të japë vendet në institucione. Jo, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është konsistent, do të thotë ne kemi shku në takim, nuk jemi pas, nuk kemi garu ne kush me u bo, kush në cilën pozitë me u bo. Kemi garu edhe kemi kërku votat e qytetarëve të Kosovës me një program çka për ekonominë, çka për drejtësinë, çka për energjinë, çka për infrastrukturën, çka për anëtarësimet, këto kanë qenë temat”, tha Hamza.
Seanca konstituive është thirrur sot për në orën 10:00, ku në rend dite është konstituimi i legjislaturës së 11-të, por që nuk pritet të votohet qeveria.







