Lëvizja Revolta ka protestuar para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që vendin ta lidhin me gazin amerikan dhe të shfuqizohet ligji për ‘serbizimin’ e Kosovës (Ligji për Shtetësinë), sepse sipas tij, në të kundërtën populli do ta marrë fjalën.
Ata po kundërshtojnë dhënien e shtetësisë për serbët, që siç thonë ata s’kanë të bëjnë asgjë me Kosovën.
“Ne e konsiderojmë këtë shumë të rrezikshme për vendin”, deklaroi ai.
Pjesëmarrësit pastaj brohoritën “Publikoni numrat”.
E pastaj edhe “Publikoni ligjin.. s’ka pazare me shtetësi”.







