TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

rokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.R., i cili dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. Sipas Prokurorisë, kërkesa është bërë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale dhe ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.

Në njoftim thuhet se E.R. ka qenë në kërkim mbi bazën e dy urdhërarresteve aktive, ndërsa ndaj tij kanë qenë të lëshuara edhe letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar nga gjykata kompetente, me kërkesë të Prokurorisë.

Kërkesa për paraburgim lidhet me procedurat penale që po zhvillohen ndaj tij për veprat penale “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”.

Sipas Prokurorisë, ndaj E.R. janë duke u zhvilluar edhe procedura të tjera penale në Departamentin për Krime të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Këto procedura lidhen me dyshimet për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Kanosje” ndaj zyrtarëve shtetërorë.

“Prokuroria vlerëson se në këtë fazë të procedurës penale ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marrë parasysh se i pandehuri ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet e drejtësisë, ka qenë subjekt i urdhërarresteve dhe letër-rreshtimit vendor e ndërkombëtar, si dhe ekziston rreziku i ikjes dhe i pengimit të zhvillimit të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin që çdo person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të përballet me organet e drejtësisë.

Tags: prizrenprokuroria themeloreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu kërkon tërheqjen e produkteve nga tregu dhe përfshirjen e Prokurorisë

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën