TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

by teve1
2 orë ago
1
A A
Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Analisti politik Ibrahim Shala ka vlerësuar se ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se liderët e dy partive kanë reflektuar për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Shala ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur në përfundimin se bashkëpunimi është i domosdoshëm në rrethanat aktuale politike.

Sipas tij, për të arritur një marrëveshje, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis.

“Në këtë situatë ngërçi, unë mendoj se për të mos shkuar edhe njëherë në zgjedhje tjera kanë reflektuar liderët politikë. Kjo shihet sidomos te Kurti dhe te Abdixhiku, të cilët kanë arritur në një konkluzion se të dy kanë nevojë për një marrëveshje”, është shprehur Shala.

Ai ka shtuar se Abdixhiku në takimin me Kurtin paraqitet me një mandat të qartë nga strukturat e LDK-së, pas kuvendit të fundit të partisë.

“Abdixhiku në takimin e sotëm do ta përfaqësojë qëndrimin unik të LDK-së. Ai shkon i përgatitur dhe është përfaqësues legjitim e i plotfuqishëm pas atij kuvendi të LDK-së”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, edhe LDK-ja ka interes të jetë pjesë e qeverisë, pasi kjo do të ndikonte në rigjenerimin e partisë pas sfidave të brendshme që ka kaluar.

“Duke i analizuar rrethanat, të dy kanë nevojë për të gjetur një rrugë bashkëpunimi dhe janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë lëshime. Nëse e arrijnë këtë, atëherë do të ketë efekte shumë pozitive për zhvillimet politike në vend”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen në ambientet e Kuvendit, me synimin për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit, pas zgjedhjeve të qershorit.

LDK-ja ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, partia e Abdixhikut ka thënë se dëshiron marrëveshje për tri institucionet: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Takimi vjen dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive për legjislaturën e njëmbëdhjetë.

Kurti u dërgoi ftesa një ditë më parë edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atij të Aleancës, Ardian Gjini, por që të dy refuzuan takimin me të.

Kjo është hera e dytë që Kurti takohet me Abdixhikun, pasi ai më 10 korrik kishte takuar ndaras atë, dhe kreun e PDK-së./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dubravë të Istogut

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

​Përurohet rehabilitimi i Ibër-Lepencit, Kurti: Mbrojmë infrastrukturën jetike të Kosovës

​Përurohet rehabilitimi i Ibër-Lepencit, Kurti: Mbrojmë infrastrukturën jetike të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën