TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Ura e tretë mbi Ibër merr formë, Kurti: Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në Mitrovicë gjatë punimeve të urës së tretë mbi lumin Ibër tha se ura do të jetë 65 metra e gjatë dhe me gjerësi 22.5 metra, transmeton KosovaPress.

Në kuadër të këtij projekti përfshihet edhe ndërtimi i dy rreth-rrotullimeve.

“Ura është projektuar me gjatësi 65 metra dhe me gjerësi 22.5 metra. Gjerësia është kaq e madhe, 22.5 metra, meqëse do të jetë me katër korsi, secila prej tyre 3.5 metra, dhe njëkohësisht në të dy anët do të ketë edhe trotuare. Projekti përfshin edhe ndërtimin e dy rreth-rrotullimeve, si dhe një segmenti rrugor me gjatësi 500 metra, me katër korsi nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metra. Në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në një gjatësi prej 525 metrave dhe gjerësi prej 47 metra”, tha Kurti.

Kurti tha se qëllimi i projektit është mbrojtja e mjedisit dhe parashihet të përfundoj si projekt sivjet.

“Qëllimi është mbrojtja e mjedisit, rritja e sigurisë dhe mbrojtja e infrastrukturës përreth. Rëndësi e posaçme i është kushtuar ndriçimit adekuat dhe modern. Janë paraparë shtylla ndriçuese përgjatë urës, trotuareve dhe hapësirave përreth lumit. Sa i përket ecurisë së punimeve, po zhvillohen sipas planit dinamik dhe nëse vazhdon ky ritëm që po e shohim, atëherë do të mund ta inaugurojmë përmbylljen e punimeve sivjet, pra nga fundi i 2026”, u shpreh ai.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha tha se kjo urë ofron siguri dhe se janë në bashkëpunim me organet e rendit.

Basha tha se ky projekt ofron edhe shërbime për qytetarët dhe për biznese.

“Pra, siç e tha kryeministri, është një urë që ofron siguri. Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi në bashkëpunim të ngushtë me organet e sigurisë dhe rendit. Dhe kjo është ura e tretë që po bëhet me qeverisjen Kurti, që tregon që ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë pra organeve të sigurisë dhe të rendit qasje sa më të shpejtë dhe më të lehtë në të dy anët e Ibrit. Përveç kësaj, ofron edhe shërbime për qytetarët, për bizneset dhe sigurisht që kjo do ta rritë edhe vlerën e kësaj hapësire ku do të ketë edhe ndërtime, por edhe biznese që do të zhvillohen”, tha Basha.

Tags: albin kurtiTeve1ura
ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja për Tëvë1: Ekspertët e EULEX-it po asistojnë në gërmimet në Zubin Potok

BE-ja për Tëvë1: Ekspertët e EULEX-it po asistojnë në gërmimet në Zubin Potok

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin, priten deklarime pas përfundimit

Trajneri Artiga flet për Dakun

Mirlind Daku me sukses i kalon testet mjekësore te Spartaku

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Pa oferta konkrete për Zhegrovën

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Ish-selektori i Kosovës pret 20 gola nga Muriqi te Fenerbahçe

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën