TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Moslirimi i Thaçit me kusht – avokatët thonë se është diskriminuese që Thaçit nuk iu pranua oferta për dorëzani

E mospranimi i dorëzanisë prej 50 mijë eurosh për lirim me kusht të ish-presidentit Thaçi, po shihet si vendim diskriminues. Madje edhe arsyetimi i dhënë nga Gjykata, sipas avokatëve, është i paqëndrueshëm.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

50 mijë euro është shuma e ofruar si dorëzani.

Familjarë të ish presidentit Hashim Thaçi, ofruan këtë shumë parash si garancë për lirim me kusht.

Por as kjo shumë nuk e bindi Gjykatën Speciale që në rastin për pengim të drejtësisë, t’ia mundësojë Thaçit lirimin me kusht.

Kësisoj, Thaçit iu është vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masa e paraburgimit, me arsyetimin se mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të kryejë vepra tjera të ngjajshme penale.

“Vlerësoj se një vendim i tillë është i natyrës diskriminuese, për faktin se kur kihet parasysh se për gjithë personat e tjerë që kanë status të njëjtë në procedurë tashmë janë në liri, përkatësisht kanë masa të tjera në raport me paraburgimin”, ka thënë avokati, Ardian Bajraktari.

Madje edhe arsyetimi i Gjykatës për vazhdim të paraburgimit, vlerësohet si i paqëndrueshëm.

“Edhe arsyetimi i Gjykatës në lidhje me vazhdimin e masës së paraburgimit është i përgjithësuar, nuk është i qëndrueshëm në aspektin juridik dhe faktik. Procedurat kanë marrë rrjedhën e vet, të gjithë dëshmitarët dhe provat janë siguruar më parë. Përpos kësaj, Thaçi gjendet për një periudhë shumë të gjatë në paraburgim, ashtu që kushti kryesor që duhet të plotësohet nuk arsyetohet në këtë aktvendim”, u shpreh Osaj.

Katër të akuzuarve të tjerë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj, Gjykata ua ka pranuar dorëzaninë e ofruar dhe po mbrohen në liri, kurse Hajredin Kuçi që nga fillimi i procesit është mbrojtur në liri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin hetime në një lokacion të tretë në Zubin Potok, vazhdojnë gërmimet në Kalludër e Jabukë

Nisin hetime në një lokacion të tretë në Zubin Potok, vazhdojnë gërmimet në Kalludër e Jabukë

Plani famëkeq i Serbisë në Veriun e Kosovës – “Nuk ka kufoma, nuk ka krim”

Plani famëkeq i Serbisë në Veriun e Kosovës – “Nuk ka kufoma, nuk ka krim”

Dy orë bisedime, takimi Kurti e Abdixhiku ende po vazhdon

Dy orë bisedime, takimi Kurti e Abdixhiku ende po vazhdon

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dubravë të Istogut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën