Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka emëruar anëtarët e komisionit për rekrutim, për rishqyrtim dhe Komisionit për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve të Shtetit.
Komisioni për rekrutim përbëhet nga pesë anëtarë të rregullt dhe dy rezervë.
Kryesuesi i KPK-së Arian Gashi ka treguar përmbajtjen e këtij komisioni, i cili do ta kryesoj këtë komision.
“Anëtarët e komisionit të rekrutimit janë, unë do të jem si kryesues i KPK-së do të jem kryesues i komisionit, Elza Bajrami- Kastrati anëtare nga radhët e prokurorëve, Dardani Vuniqi do të jetë anëtar joprokuror i KPK, Bahri Hyseni prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit dhe Valdrin Krasniqi prokurorë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, do të jetë po ashtu anëtarë. Për dy anëtarët rezervë janë Milot Krasniqi anëtarë i KPK nga radhët e prokurorëve dhe Visar Krasniqi nga radhët e joprokurorëve”, tha ai.
Në komisionin për rishqyrtim, i cili përbëhet nga tre anëtarë të rregullt dhe dy rezervë, kryesues i saj është zgjedhur Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi.
“Anëtarët e komisionit për rishqyrtim janë Zejnulla Gashi, kryeprokuror i shtetit si kryesues i komisionit, Lulzim Sylejmani nga zyra e kryeprokurorit të shtetit, Shkëlzen Ibrahimi nga Prokuroria Apelit do të jetë po ashtu anëtarë. Anëtarët rezervë, Arlinda Muqa dhe Ersan Qavolli nga prokuroria themelore në Pejë”, tha ai.
Edhe në komisionin për transferim dhe avancim të prokurorëve të shtetit, ku tre anëtarë janë të rregullt dhe tre rezervë, do kryesohet nga Zejnulla Gashi.
Anëtare do të jetë Elza Bajrami, Visar Krasniqi anëtar joprokurorë. Ndërsa anëtarë rezervë do të jenë Arlinda Muqa, Milot Krasniqi.
Sa i përket një anëtari sipas detyrës zyrtare, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi tha se do të jetë zëvendës kryeprokuror i shtetit, pasi të propozohet nga Kryeprokurori i Shtetit.
“Këshilli ka miratuar këtë komision, si kryesues do të jetë Zejnulla Gashi, Elza Bajrami Kastrati anëtare, Visar Krasniqi anëtar joprokuror. Ndërsa anëtarë rezervë, Arlinda Muqa dhe Milot Krasniqi. Sa i përket një anëtari që vie sipas detyrës zyrtare, ky do të jetë zëvendës Kryeprokuror i shtetit, i cili do të vi pasi do propozohet nga kryeprokurori i shteti”, tha ai.









