Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar pasi janë sulmuar fizikisht në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 05:20.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka sulmuar dy policët derisa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare.Të dy zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.








