Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Zvicrra për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtarë
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datë 04.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar K.B. nga Zvicra për në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Zvicerrane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letë-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga insititucionet e dretjtësisë së Kosovës , për vepren penale “Vjedhje e rëndë”.







