Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë publikuar rezultatet nga kontrollet në industrinë e qumështit për periudhën prill-korrik.
Në këtë aksion janë marrë mbi 400 mostra.
Drejtori ekzekutiv në AUV, Bekim Hoxha AUV-it, tha se nga analizat laboratorike nga 93 mospërthuje, 46 raste janë identfikuar me prani të vajit të palmës.
“Këto kontrolle kanë evidentuar një numër të madh mospërputhjes. Nga analizat laboratorike janë evidentuar disa mospërputhje në nivel përbërësi. Nga gjithsej 93 mospërputhje të identifikuar, 46 raste kanë të bëjnë me praninë e vajit të pallmës, kjo përfaqëson pothuajse gjysmën e identifikuar gjatë aksionit dhe e bënë vajin e pallmës çështjen më të shpeshtë të identifikuara gjatë kontrolleve tona”, tha ai në konferencën për media, raporton teve1.info.
Ai tha se 93% të rasteve përbërësit nuk janë treguar në etiketë, që sipas tij, konsumatori nuk ka qenë në dijeni për përbërjen e produktit të blerë.
Hoxha ka thënë se analizat kanë gjetur se një numër i madh operatorësh posedonin aprovimin për përpunim qumështi apo produkte qumështi, por jo për përpunim të vajit të palmës, yndyrës bimore, qumështit pluhur apo përbërësve të tjerë zëvendësues.







