Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Lojërat Mesdhetare përbëjnë një nga ngjarjet më të mëdha shumë-sportëshe në rajon, ndërsa Kosova është në fazën e organizimit të aktiviteteve për zhvillimin e këtij eventi.




