TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Banorët e fshatit Poslishtë të Prizrenit edhe këtë vit organizuan aksionin tradicional të dhurimit të gjakut. Kjo nismë vazhdon që nga viti 1989, ndërsa prej tri vitesh mbahet rregullisht më 2 gusht.

by Jona Kelmendi
2 orë ago
2 0
A A

Po qëndrojnë në radhë për një qëllim fisnik.

Atë të dhurimit të gjakut.

Për banorët e Poslishtës së Prizrenit, ky është një zakon që  gjenezën e ka qysh në vitin 1989, dhe, mbahet ende.

Ndërsa, prej tri vitesh, ata mblidhen çdo 2 gusht për ta vazhduar këtë traditë, duke e kthyer këtë datë në simbol të solidaritetit në fshatin e tyre.

Mes dhuruesve kishte nga ata, që po e bënin këtë për herë të parë.

“Për mu është hera e parë që po dhurojë gjak gjak duhet me dhuru çdo kush sepse ka nevojë, gjak me dhuru është një shpëtim jete”, shprehet Ferid Hajdari.

E për dikë tjetër pjesëmarrja në këtë aksion është bërë traditë.

“Kjo këtu është tradicional dhe është hera e tretë, d.m.th çdo vit në të njëjtën periudh ne të njëjtën kohë”, tha Burim Hajdari.

“Sa herë të ka nevojë unë dhuroj gjak edhe sa herë qe ka me pas nevojë do të dhurojë”, u shpreh një tjetër dhurues.

Ndërsa, për dikë problemet shëndetësore ishin pengesë për të dhuruar gjak, por pa munguar asnjëherë vullneti.

“Më herët kam pas disa probleme me shëndet s’kam dhuru por tash nëse jam mirë do dhuroj çdo herë”, tha Vedat Islamaj.

Se një numër i madh i qytetarëve iu përgjigjën këtij aksioni u vlerësua edhe nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut.

“Fshati Poslishtë që disa vite dmth na i bashkëngjitet aksionit për dhurimin e gjakut qysh edhe para lufte por edhe pas lufte që e kanë shpreh një interesim jashtëzakonisht të madh, sot ju kanë përgjigj një numër tejet i madh i qytetareve për të dhuruar gjak dhe prandaj e shprehim një falënderim të madh për gatishmërinë e tyre për tu bashkangjitur sepse dhurimi i gjakut ka një rendësi jashtëzakonisht të madhe duke e ditur edhe numrin e madh të pacienteve që janë duke e pritur gjakun e këtyre dhuruesve”, tha doktoresha Merita Morina-Bujupi.

E pasi përfunduan dhurimin, tradita vazhdoi edhe në një mënyrë tjetër.

Organizatorët shtruan drekë për të gjithë dhuruesit, si shenjë falënderimi që, për banorët e Poslishtës, vazhdon të përcillet brez pas brezi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok

Auto Draft

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, komuna kërkon intervenim nga ministria thonë se nuk kanë pranuar raport

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën