TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Edhe sot në fshatin Kalludër e Vogël e Zubin Potokut, kanë vazhduar gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë. Ish-kryetari i kësaj komune, thotë se kjo zonë është e dyshimtë tash e sa kohë.

by Doresa Geci
2 muaj ago
2 0
A A

Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Për katër ditë me radhë, kjo rrugë është kthyer në destinacionin kryesor të ekipeve hetimore.

Kjo pasi në këtë zonë, që nga e marta, po zhvillohen gërmime në kërkim të mbetjeve mortore të luftës së fundit në Kosovë.

Ndonëse terreni është i vështirë dhe qasja nuk është e lehtë, ekipi i Tëvë1 edhe të premten ndoqi nga afër gërmimet që po zhvillohen në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut.

Deri më tani dyshohet se janë gjetur disa mbetje mortore.

Të premten, njëjtë sikurse ditëve të tjera, të pranishëm në këtë lokacion ishin edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe ata të EULEX-it.

Megjithatë, dita ishte më e qetë dhe nuk pati vizita nga krerët e institucioneve.

Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga institucionet përgjegjëse, dyshimet e para janë se pranë përroit ndodhet një varrezë e mundshme masive.

Në këtë lokacion dyshohet se trupat e viktimave u fshehën pas ekzekutimit në prill të vitit 1999.

Se në këtë zonë kishte dyshime për një varrezë masive, e thotë edhe ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria Speciale ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji”, tha Zeqiri.

Dyshimet janë se pikërisht këtu, 27 vite më parë, u krye një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë.

Forcat serbe dyshohet se ekzekutuan 23 intelektualë nga Mitrovica, të cilët më pas u zhdukën me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, juristët: Kuvendi ka kompetencë, por ka pengesa

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, juristët: Kuvendi ka kompetencë, por ka pengesa

“Duhanpirja, diabeti, hipertensioni, yndyrat e larta” – Faktorët për sëmundjet e zemrës

“Duhanpirja, diabeti, hipertensioni, yndyrat e larta” – Faktorët për sëmundjet e zemrës

Kush po i hakon llogaritë e kosovarëve në Whatsapp?

Kush po i hakon llogaritë e kosovarëve në Whatsapp?

Djali i Jakup Krasniqit i reagon ambasadorit britanik: Verifikoni faktet para deklaratave publike

“Këndi i debatit”- 29.09.2026

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit britanik për aktgjykimin në Hagë

Arrestohet një i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën