TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Falsifikuan dokumente për toka me vlerë 1.5 milionë euro, detaje nga arrestimi i tre personave

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “bashkëkryerje”, “ndihmë”, “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumenteve”, pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informacione që ngjallin dyshime se tre të dyshuarit, meshkuj kosovarë, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme zyrtare, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata.

“Tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, certifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se dokumentet e falsifikuara dyshohet se janë përdorur për të tentuar shitblerje të kundërligjshme të tokave, me synim përfitimin e një shume prej 1 milion e 550 mijë euro.

“Të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 550 mijë euro”, njofton Policia.

Tre të dyshuarit janë intervistuar më 30 korrik 2026 në prani të avokatëve mbrojtës. Pas konsultimit me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy prej tyre janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

“Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tags: Policiaraporti i PK-sëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

KRU “Prishtina” për gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava janë nën nivelin maksimal

Vazhdojnë edhe sot gërmimet në Zubin Potok

Vazhdojnë edhe sot gërmimet në Zubin Potok

Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak

Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Kryeqyteti reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Përparim Ramës, kërkon trajtim nga drejtësia

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

FIFA i përgjigjet UEFA-s: “Nuk po e shesim futbollin”

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

KRU “Prishtina” për gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava janë nën nivelin maksimal

Vazhdojnë edhe sot gërmimet në Zubin Potok

Vazhdojnë edhe sot gërmimet në Zubin Potok

Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak

Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Kryeqyteti reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Përparim Ramës, kërkon trajtim nga drejtësia

Vdiq legjenda e Milanit, Franco Baresi

Vdiq legjenda e Milanit, Franco Baresi

Digjet kamioni me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit, mbetet në rrugë dhe pengon trafikun

Digjet kamioni me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit, mbetet në rrugë dhe pengon trafikun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën