TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK cakton datën e Kuvendit – Fati politik i Abdixhikut të enjten në peshoren e LDK-së

E të enjten, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. Edhe këtë herë, fati politik i tij do të vendoset në peshojën e partisë, vetëm gjashtë muaj pasi mëzi i mbijetoi procesit të votëbesimit. Ndërkaq, për Abdixhikun, sot kryediplomati në detyrë, Glauk Konjufca, tha se ka vullnet për bashkëpunim në formimin e institucioneve të reja.

by Fetije Kamberi
2 orë ago
0 0
A A

Procesit të votëbesimit mëzi i mbijetoi.

Por, vetëm gjashtë muaj me pas, Lumir Abdixhiku, para vetës do ta ketë sfidën e njëjtë.

Kjo meqë, Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën caktoi datën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Kështu fati politik i kryetarit Abdixhiku, do të vendoset në peshore edhe një herë të enjten në ora 18:00.

“Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit. Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”, kanë njoftuar nga LDK.

E deri të kjo, erdhi pasi të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, rreth 150 delegatë të kërkuan shkarkimin e Abdixhikut nga pozita e kryetarit.

Por, ky i fundit, sipas kryediplomatit në detyë Glauk Konjufca, ka vullnet më të lartë për bashkëpunim në  formimin e institucioneve të reja.

“Sa i përket takimeve që ndodhën me PDK-në dhe LDK-në, u pa një gjë e qartë aty se PDK-ja më shumë qëndron në pozicionet që i kemi parë më moti. Ato janë pozicione të vjetra që i kemi parë dhe ato u shprehen edhe në takim me Kurtin. Kurse, sa i përket LDK-së, përshtypja jonë është që aty përkundër herave të kaluara, kësaj radhe ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosova”, ka thënë Konjufca.

Ky kuvend i jashtëzakonshëm, vjen vetëm 7 ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, më 31 janar të këtij viti, në procesin e votëbesimit, pro kryetarit Lumir Abdixhiku votuan 164 delegatë ndërsa 136 kundër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Aktakuzë për punimet në “Kullën e Samadrexhës” – Bali Muharremaj thotë se ka besim tek drejtorët e tij

Aktakuzë për punimet në “Kullën e Samadrexhës” – Bali Muharremaj thotë se ka besim tek drejtorët e tij

Reshjet e dendura përmbytin Rahovecin, dëme në parkingun nëntokësor, shtëpi dhe toka bujqësore

Reshjet e dendura përmbytin Rahovecin, dëme në parkingun nëntokësor, shtëpi dhe toka bujqësore

Kulla kritikon deklaratat e Vuçiqit për Kosovën: Është rikthim te gjuha e viteve ’90

“Matrix”- 27.06.2026

“Matrix”- 27.06.2026

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përballë kërkesës për shkarkim: Do të hyj në Kuvend me bindje, qetësi dhe besim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën