Rasti ndaj të akuzuarit për krime lufte, Milorad Gjokoviq është hapur për rigjykim.
Vendimi është marrë nga trupi gjykues të hënën, kur ishte parapër shpallja e vendimit përfundimtar
Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal ndaj tij.
Kundër këtij vendimi të gjykatës është shprehur Halit Gashi, i mbijetuar dhe dëshmitar i krimeve të të akuzuarit në Ozdrim të Pejës
“Shumë e panevojshme. Fjala përfundimtare të martën e kaluar që ka bw mbrojta kanë qenë krejt të pavërteta. Kam dyshime të mëdha. Kemi prit sot që të pandehurit ti jepet dënimi maksimal”, ka thënë ai ndër të tjera.
Gjokoviq, i njohur me nofkën “Mici”, akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe paramilitare serbe, ka marrë pjesë në kryerjen e vrasjeve në fshatin Ozdrim dhe fshatrat përreth më 7 maj 1999.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.







