Skuadrës së Chelseat, përfundimisht i është mbyllur dera nga Sunderlandi për transferimin eventual të Granit Xhakës.
Chelsea ka kohë që ka shprehur interesim për transferimin e Xhakës këtë verë pas insistimit të trajnerit Xabi Alonso, i cili ka punuar me mesfushorin te Bayer Leverkuseni.
Pas tentimeve të Chelseat për ta bindur Sunderlandin në lirimin e kapitenit, negociatat u mbyllën pasi klubet nuk arritën marrëveshjen për një lëvizje të tillë.
E një gjë të tillë, e ka konfirmuar edhe trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, duke bërë me dije se kjo çështje tashmë është mbyllur dhe se Xhaka nuk largohet.
“Xhaka ka qenë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin dhe dëshiron të qëndrojë këtu. Është një kapiten i mirë dhe një lider i madh”, ka thënë trajneri i Sunderlandit.
Ndërkohë, edhe Xhaka ka insistuar se Sunderlandi mbetet shtëpia e tij, ku është i gatshëm të shkruajë histori pasi tashmë ka vendosur të mos largohet.
33-vjeçari iu bashkua Sunderlandit verën e shkuar dhe në sezonin e tij të parë, Xhaka regjistroi 36 ndeshje ku pati 1 gol dhe 6 asistime në të gjitha garat.








