TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Janjiq: Vuçiq ka frikë nga Radojçiq, ky mund të dëshmojë kundër presidentit serb

by Teve1
2 orë ago
2
A A
Janjiq: Vuçiq ka frikë nga Radojçiq, ky mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit të akuzuar e të kërkuar në Kosovë për rastin Banjska dhe jo vetëm, Milan Radojçiq janë delikate dhe jo gjithaq të mira, për të mos thënë edhe tronditëse.

Kështu thotë themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe njëri nga ekspertët më të njohur të zhvillimeve politike, por edhe të historisë në Ballkan, e sidomos në Kosovë e Serbi, Dushan Janjiq.

Sipas tij, Radojçiqi nuk është thjesht një figurë me të kaluar kriminale, por një lojtar jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i rrezikshëm, i cili ka shtrirje më të madhe influence në pjesën e veriu të Kosovës. sesa vetë presidenti i Serbisë.

E dini, unë jam përplasur me Radoiçiqin, rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe, mbi të gjitha, për shkak të kritikave të ashpra emocionale, por të argumentuara dhe të justifikuara, të Rada Trajkoviqit. Por, objektivisht, këtë e kam thënë atëherë dhe e përsëris edhe tani: Radoiçiq është një lojtar më serioz dhe më i fuqishëm në atë hapësirë të vogël sesa Vuçiqi. Dhe ajo hapësirë e vogël nuk është vetëm Banjska, nuk është vetëm disiplinimi i Listës Serbe. Kjo shkon shumë më thellë, deri te bashkëpunimi me disa politikanë shqiptarë. Pra, Radoiçiq nuk është thjesht një kriminel. Ndoshta ka një të kaluar kriminale, por ai është një njeri i aftë, shumë i aftë për zbatim dhe mbikëqyrje, jo për planifikim.

Janjiq thotë se Radojciq mund të ketë lidhje edhe me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, përfshirë ata ndërkombëtarë, që e bëjnë atë një person të pamenaxhueshëm, teksa shton se nga veprimet e tij potenciale në të ardhmen ka shumë frikë Vuciq por edhe qarqet tjera në Beograd.

Sipas Janjiq, Radojciq nuk hyri në Banjskë pa ndonjë planifikim paraprak dhe pa dijeninë e Beogradit, por edhe të disa qendrave të mëdha ndërkombëtare.

“Për shkak të kontakteve të tij ndërkombëtare… jo vetëm për shkak të sanksioneve, ai tani ka sanksione në Evropë, në Britani, mendoj edhe në Amerikë, dhe nuk është arrestuar. Pra, mendoj se njerëz si ai, si dhe i gjithë rasti i Banjskës, që për dalim nga tjerët, kanë hyrë me vetëdije në një vend të tillë për t’u bërë objekt ose subjekt negociatash dhe bisedimesh. Prandaj nuk jam i sigurt se cilat janë dyshimet dhe frikërat kryesore të Vuçiqit nga Radoiçiqi. A është se, nëse e dënon, askush në Serbi nuk do të shqetësohej? Apo nëse Radoiçiq kthehet kundër tij dhe dëshmon kundër Vuçiqit? Marrëdhënia e tyre është shumë, shumë delikate. Mendoj se formalisht Radoiçiq nuk është kumbar i tij. E dini, në traditën serbe kumbarët tradhtojnë kumbarët, por Vuçiq ka 350 kumbarë. Mund ta imagjinoni sa është rritur ndikimi i Radoiçiqit, i cili di t’i përdorë ata. Unë nuk do të shqetësohesha për Radoiçiqin, por Vuçiqi duhet të shqetësohet. Ndërsa, se a duhet të përgjigjet për atë që ka ndodhur, duhet, jep me kusht që të hapen vërtet kartat, si amerikane ashtu edhe britanike, për të treguar çfarë ka ndodhur realisht”, tha ai.

Krejt kjo situatë, siç thotë Janjiq, sugjeron se ngjarja në Banjskë mund të ketë qenë e ditur ose e monitoruar nga afër nga agjencitë e huaja, duke e kthyer atë në një mjet për negociata dhe presione të fshehta./KosovaPress

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare

Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën