TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

by Teve1
2 orë ago
2
A A
Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk ka bërë një parashikim të guximshëm për të ardhmen, duke deklaruar se brenda një dekade paratë mund të humbasin rëndësinë e tyre, pasi inteligjenca artificiale dhe robotika do ta transformojnë rrënjësisht ekonominë globale.

Në një intervistë për The Economist, shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX ka thënë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë mund t’i bëjë sistemet tradicionale ekonomike gjithnjë e më pak të nevojshme.

“Paratë nuk do të kenë më rëndësi në vitin 2036”, ka thënë Musk.

Sipas tij, inteligjenca artificiale dhe robotët do të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë mallra dhe shërbime sesa njerëzit mund të konsumojnë.

“Nëse robotët dhe inteligjenca artificiale ofrojnë më shumë mallra dhe shërbime sesa mund të konsumojë çdo njeri, atëherë për çfarë do të nevojiten paratë?”, u shpreh ai.

Duke folur për shqetësimet se përhapja e inteligjencës artificiale mund të shkaktojë humbje masive të vendeve të punës, Musku u shpreh se pret që shoqëria të kalojë drejt asaj që e quajti “të ardhura të larta universale”, duke sugjeruar se njerëzit do të vazhdojnë të gëzojnë standard të lartë jetese edhe pa u mbështetur në punësimin tradicional.

Musku komentoi edhe garën globale për dominimin në fushën e inteligjencës artificiale, duke vlerësuar se Kina ka gjasa të mëdha të marrë epërsinë, sapo të rrisë kapacitetet e saj kompjuterike.

Sipas tij, kompanitë kineze të teknologjisë kanë treguar tashmë përparim mbresëlënës në zhvillimin e inteligjencës artificiale, pavarësisht se operojnë me burime kompjuterike më të kufizuara krahasuar me rivalët e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Euro në Shqipëri pas anëtarësimit në BE, ekspertët rendisin përfitimet ekonomike

Euro në Shqipëri pas anëtarësimit në BE, ekspertët rendisin përfitimet ekonomike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën