TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shuma marramendëse që pritet të fitojë shqiptari Prenga nga dueli me Joshuan

by Teve1
2 muaj ago
6
A A
Shuma marramendëse që pritet të fitojë shqiptari Prenga nga dueli me Joshuan

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte (e shtunë) në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, teksa në Xheda të Arabisë Saudite do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Përveç rëndësisë së madhe sportive, përballja pritet t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare.

Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për duelin vlerësohet në rreth 5 milionë funte.

Nga kjo shumë, Joshua pritet të përfitojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Prenga rreth 1 milion funte.

Megjithatë, këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga organizatorët.

Për boksierin shqiptar, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij.

Promotori amerikan Lou DiBella ka konfirmuar se Prenga do të shpërblehet me një shumë të konsiderueshme për këtë përballje, duke theksuar se ajo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që shqiptari ka përfituar më parë.

Në anën tjetër, të ardhurat e të dy boksierëve mund të rriten edhe më tej përmes përfitimeve dytësore, veçanërisht atyre që lidhen me marketingun dhe marrëveshjet komerciale.

Kështu, për Prengën kjo nuk do të jetë vetëm sfida më e madhe sportive deri më tani, por edhe një hap i rëndësishëm financiar në karrierën e tij profesionale.

Hyrja e boksierëve në ring pritet të nisë jo më herët se ora 22:00 sipas kohës britanike, ndërsa eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN për shikuesit në mbarë botën.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Rrustemi: Jemi për ta votuar njërin prej 22 deputetëve të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit

​Rrustemi: LVV-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Të dielën protestë në Shkup kundër vendimit të Speciales

Banorët kundërshtojnë dhënien në shfrytëzim të 99 hektarëve në Kçiq, Peci mbron procedurën

Banorët kundërshtojnë dhënien në shfrytëzim të 99 hektarëve në Kçiq, Peci mbron procedurën

Familja Bunjaku: Një gjykim i padrejtë në Hagë, presim që së shpejti të lirohen

Familja Bunjaku: Një gjykim i padrejtë në Hagë, presim që së shpejti të lirohen

Aksion i policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Aksion i policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Shefi i EULEX-it: Përgjegjësit për vrasjen e Afrim Bunjakut duhet të sillen para drejtësisë

Shefi i EULEX-it: Përgjegjësit për vrasjen e Afrim Bunjakut duhet të sillen para drejtësisë

PDK mban sot konferencë për media

PDK mbështet protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën