TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon mbledhja e KGJK-së, nuk trajtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Një pjesë të rëndësishme të konferencës për media, Haxhiu ia kushtoi edhe çështjes së trajtimit të kërkesave për rikthim në punë, të gjyqtarëve serbë të dorëhequr kolektivisht në vitin 2022. Ajo tha se kjo është e kundërligjshme. Vendimi do të duhej të merrej sot nga Këshilli Gjyqësor. Megjithatë, mbledhja e KGJK-së dështoi.

by Arlind Beqiraj
2 orë ago
1 0
A A

Në rend dite ishim 15 pika.

Më e rëndësishmja nga to, ajo për rikthimin ose jo në punë të gjyqtarëve serbë, të dorëhequr kolektivisht në vitin 2022.

Megjithatë, mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dështoi.

Shkak u bë largimi i disa anëtarëve gjatë diskutimeve.

Anwtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni tha se kjo duhet tw ishte pika e parw e rendit tw ditws.

“Do të duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, meqenëse prej dorëheqjes së tyre këta janë mbajtur në sistem pa ndonjë bazë kushtetuese dhe ligjore dhe KGJK si institucion është dashur të vendos që moti këtë çështje dhe të mos jetë sot objekt. Mirëpo pse nuk është bërë kjo ndoshta ju e dini si kryesues. Mendoj se është diçka e pazakonshme por njëkohësisht edhe jashtë çdo afati të arsyeshëm. Mund të ndodh që dorëheqja të revokohet sa është e freskët jo pas katër viteve. Krijon destabilitet dhe cenon parimin e sigurisë juridike”, ka deklaruar Bashkim Hyseni.

Hysenit iu përgjigj kryesuesi Rrustem Thaqi.

“Nuk mund të më mbash përgjegjës, nuk kam obligim as përgjigje me të dhënë, ti do të merresh vëmendje, nuk është korrekte nga ana juaj. Mund të ju pyes se prej që jeni zgjedhuar anëtarë këshilli cilat kanë qenë kërkesat tuaja. Mos të keqpërdorim pozicionin në prani të publikut”, tha Thaqi derisa kundwrprgjigja e Hysenit ishte e menjëhershme.

Para mbledhjes së KGJK-së, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, vlerësoi se gjyqtarët e dorëhequr serbë nuk duhet të rikthehen në punë.

“Edhe gjatë kohës sa ata kanë qenë prokurorë e gjyqtarë janë paguar nga Serbia. Lojaliteti i treguar për Serbinë është shpërblyer edhe me mjete financiare në kohën kur është pritur që të njëjtit të ushtrojnë mandatin e tyre në dobi të qytetarëve”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se një situatë e tillë nuk do të ishte e pranueshme në asnjë shtet demokratik.

“Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që i binden urdhrave të një shteti tjetër, në këtë rast të Serbisë! Kush nga partnerët tanë ndërkombëtarë do të lejonte që në shtetet e tyre të kishte gjyqtarë dhe prokurorë që dirigjohen nga një shtet tjetër?”, vlerësoi Albulena Haxhiu.

Rikthimin në punë e kundërshtoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Qysh atëherë e kemi thënë dhe u kemi bërë thirrje të gjithë serbëve në institucione mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje, mos shkoni. Por, nuk e kemi thënë e as nuk kemi të drejtë të themi kthehuni. Kishim të drejtë etike të ju themi mos shkoni, por nuk kemi të drejtë kushtuese e ligjore tu themi kthehuni”, pohoi Kurti.

Qëndrimin e Haxhiut, e mbështet edhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, i cili thotë se nuk ka bazë ligjore për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në punë.

“Nëse dominon ligji, nuk ka mundësi të kthehen ata, për shkak se asnjë ligj dhe as Kushtetuta nuk mund t’i kthejë në punë pas dorëheqjes që e kanë dhënë katër vite më parë”, pohoi Shala.

Më 21 korrik, pas vendimit të Këshillit Prokurorial, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, të cilët dhanë dorëheqje kolektive.

Bashkimi Evropian ka kritikuar këtë veprim të Kosovës.

Brenda pak orësh, i gjithë mundi i punës u shkoi dëm shumë bujqve gjithandej Kosovës. Që të gjithë shpresën e kanë tek ndihma qeveritare. Megjithatë, shumë nga ta ankohen se akoma nuk i kanë marrë kompensimet nga dëmet e shkaktuara në vitet e kaluara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën