KF Llapi ka njoftuar angazhimin e qendërmbrojtësit zviceran Aris Aksel Sörensen, i cili ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, Sörensen i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe tashmë është pjesë e ekipit për sezonet në vazhdim.
25-vjeçari, i gjatë 1.91 m, luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe vjen pas një eksperience të rëndësishme në futbollin zviceran dhe italian. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e akademisë së Sampdorias, ndërsa më pas ka mbrojtur ngjyrat e FC Paradisos dhe së fundmi të AC Bellinzonës.
Sörensen përforcon fazën defanzive të skuadrës dhe pritet të shtoj konkurrencën në këtë repart, duke i ofruar shtabit teknik zgjidhje për edicionin e ri të Superligës që fillon më 15 gusht.








