Politologia, Arta Tahiri – Beqa ka thënë se kriza institucionale,po dëmton Kosovën përveç në fusha tjera që kanë ndikim direkt në jetën e qytetarit edhe në diplomaci dhe rrugën e integrimit.
Krerët e institucional në takimet me zyrtarë të BE-së vazhdimisht kërkojnë që të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për të marr statutin e vendit kandidat.
Por, sipas Tahiri – Beqa, në situatën aktuale të pritet diçka e tillë është “ëndërr e tepruar”.
“Me u hap kapitull me Bashkimin Evropian në situatën aktuale është ëndërr e tepruar, për institucionet tona, për politikanët tanë. Ne së paku të shkonim në Këshill të Evropës, është më i lehtë si proces”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sipas saj, Kosova ka humbur besueshmërinë dhe kredibilitetinnë diplomaci.
“Vendet rajonale, fatkeqësisht edhe Serbia po punojnë, po lobojnë në interesat e tyre, Kosova, fatkeqësisht po rri. Hobi i vetëm i partive politike, sidomos i të parës janë me shkua në zgjedhje”, ka thënë ajo.
Kosova kishte dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE me 15 dhjetor 2022, në kohën kur presidencën e unionit e drejtonte Çekia.







