TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stuhia rrëzon serën me lule, përfundon mbi një shtëpi

Stuhia e fuqishme që goditi fshatin Gjinoc të Suharekës ka lënë pas dëme të konsiderueshme. Një serë prej 10 ari, ku pronari zhvillonte biznesin e luleve, u shkëput nga vendi dhe përfundoi mbi një shtëpi. Dëmtime janë raportuar edhe në shkolla e objekte të tjera, ndërsa komuna ka nisur vlerësimin e pasojave.

by Jona Kelmendi
2 orë ago
1 0
A A

Është kjo sera që 24 orë më parë ishte e mbushur e tëra me lule.

Por për pak orë mbrëmjen e së martës, e njëjta u shkatërrua tërësisht.

Reshjet e mëdha të shiut e erërat e forta e bartën atë disa metra tutje, duke e hedhur mbi kulmin e kësaj shtëpie në Gjinoc të Suharekës.

I zhgënjyer me atë se çfarë ndodhi është pronari i kësaj sere, i cili thotë se lulishten e kanë biznes nga i cili përfitojnë.

E dëmet sipas Jetmir Gashit, kapin vlerën e mijëra eurove.

“Vetëm sera, konstruksioni edhe najloni deri diku më ka kushtu 21 mijë euro. Kjo serë u ble para 4 vitesh…total vlera e këtij dëmi vetëm të kësaj sere është diku 25 mijë euro. Edhe një 2 mijë euro janë domethënë najlonat e kësaj seres tjetër i ka dëmtuar, 27 mijë euro. Pa i llogaritur sendet e tjera që i ka dëmtu”, u shpreh ai.

Poshtë serës së rrëzuar, ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmeve.

Pronari i shtëpisë thotë se po presin largimin e serës, për të parë pasojat.

“Përveç kësaj pjesës sa kemi mundur me pa, se pa u largu sera nuk mundemi me e pa gjendjen komplet qysh është, por ka disa prishje në alt që i ka bërë, qeramidat e thyer, pjesën e drenazhit të ujit e ka dëmtuar. Edhe një përmbi e ka kapur, është e lagur, nuk e di a është funksionale ajo brenda”

Stuhia nuk kurseu as objektet publike.

Kulmi i kësaj shkolle po në këtë fshat u hoq nga vendi.

Edhe këtu, dëmet konsiderohen të jenë mjaft të mëdha.

“Kanë ardhur edhe komisionet sot kanë qenë prapë, kanë bërë vlerësimin e tyre, tash po presim përgjigjet prej tyre.Është pjesa e kulmit, dëmtime jashtë në oborr ka pasur edhe brenda në shkollë janë disa dyer të dëmtuara, normal prej erës”, thotw drejtoresha e shkollws “Migjeni”, Vlora Berisha.

Ndërkohë, Komuna e Suharekës ka nisur evidentimin e dëmeve në terren.

“Kemi krijuar tri komisione për vlerësimin e dëmeve. Një komision e bën në arsim, pasi që kemi disa shkolla, domethënë që duhet përnjëherë të merren masa se afër është 1 shtatori. Komisionin për bujqësi edhe komisionin për shërbime publike që kanë dalë në terren me bë evidentimin e dëmeve…dëmet janë të mëdha, po mund të theksojmë fatin në fatkeqësi që nuk kemi pasur dëme në njerëz”, u shpreh kryetari i komunws, Bali Muharremaj.

Reshjet intensive të shiut që nga e hëna, kanë shkaktuar dëme edhe në pjesë të tjera të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

​”Ibër-Lepenci” u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë, brenda 7 dite

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

​”Ibër-Lepenci” u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë, brenda 7 dite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën