Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ka përmbyllur mandatin e tij diplomatik, duke ndarë një mesazh lamtumire për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.
Përmes një mesazhi publik, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përvojën e fituar gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Gjatë mandatit, ambasadori Sprecher kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, duke mbështetur bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe duke thelluar lidhjet mes dy vendeve.
Në mesazhin e tij të lamtumirës të publikuar në Facebook, ai falënderoi qytetarët dhe partnerët institucionalë për besimin dhe bashkëpunimin, duke e cilësuar shërbimin në Kosovë si një përvojë të veçantë.







