TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rruga e papërfunduar e pa sinjalistikë – Si mbetën për 24 orë disa metra poshtë tre kosovarët në Shkup?

Një rrugë e papërfunduar, së cilës i mungon sinjalistika ndriçuese, dhe mbaron thjeshtë me një sasi të madhe të gurëve, ua mori jetën tragjikisht tre kosovarëve, që po ktheheshin në Kosovë nga aeroporti i Shkupit. Fillimisht, tre tashmë të ndjerët, u raportuan si të zhdukur nga familjarët.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Ishin nisur në drejtim të Kosovës.

Përmes kësaj rruge, Ejup e Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani po ktheheshin në vendlindje nga Aeroporti i Shkupit.

Mirëpo rruga iu ndal në gjysmë.

Vetura ra disa metra poshtë kësaj rruge të papërfunduar, duke shkaktuar vdekjen e të tre familjarëve.

Trupat e të ndjerëve dyshohet se qëndruan në këtë vend për rreth 24 orë, pasi të afërm të tyre treguan se që prej 18 korrikut nuk dinin asgjë për ta.

Në kërkim të tashmë të ndjerëve, u angazhuan edhe banorë të zonës. Këtë atyre ua kërkoi policia.

Zona ku ndodhi vetaksidenti tragjik, është rreth katër kilometra larg pikës kufitare të Hanit të Elezit.

Përkundër që kjo rrugë është e papërfunduar, asaj i mungon sinjalistika ndriçuese e cila e ndalon qarkullimin në këtë zonë.

Rruga thjeshtë përfundon me një sasi të madhe të gurëve, të cilët duket se ishin vështirë të vërejtshëm për shoferin Ejup Ternava.

Gjatë ditës, ambasadori kosovar në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja njoftoi se janë duke u kryer peocedurat që trupat e të ndjerëve t’i sjellin në Kosovë.

“Që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e të ndjerëve, për të ofruar ndihmën e nevojshme gjatë gjithë trajtimit të rastit”, ka shkruar Qehaja.

Ngushëllime për rastin kanë shprehur edhe U.D presidentja, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë Albin Kurti e përfaqësues tjerë politikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën