TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj një të pandehuri në Gjakovë për tri vepra penale që lidhen me shitjen e kokainës dhe armëve

by Teve1
4 muaj ago
0
A A
Aktakuzë ndaj një të pandehuri në Gjakovë për tri vepra penale që lidhen me shitjen e kokainës dhe armëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.P.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet S.P., më parë e gjerë më datë 06.05.2025  në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes, ka poseduar substancë narkotike të llojit kokainë.

“Gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit është regjistruar duke komunikuar për shitblerjen e narkotikëve, ndërsa gjatë bastisjes janë sekuestruar gjithsej 449.16 gramë kokainë, një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për paketimin e substancave narkotike. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera bëhet e ditur se i pandehuri me inicialet S.P., në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, në fshatin Mejë, Komuna e Gjakovës, ka mbajtur në posedim pa autorizim një armë zjarri, municion dhe pjesë të armëve, të cilat janë sekuestruar gjatë bastisjes nga zyrtarët policorë.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, prokuroria bën të ditur se i pandehuri me inicialet S.P., më parë e gjerë më datë 06.05.2025 në fshatin Mejë, Komuna e Gjakovës, pa autorizim është marrë me shitjen dhe ndërmjetësimin e shitjes së armëve dhe municionit për persona të ndryshëm. Dyshimet mbështeten në provat e siguruara gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe nga ekzaminimi i telefonit të tij, përmes të cilave është dokumentuar komunikimi lidhur me shitjen dhe ndërmjetësimin e armëve. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Lidhur me këtë rast, është propozuar edhe konfiskimin i dy automjeteve: një automjet të markës Volksëagen Golf 7 dhe një automjet të markës Volkswagen Golf 8. Po ashtu është propozuar konfiskimi i shumës prej 2,325 eurosh, para të gatshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, po merr pjesë në takimin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, po merr pjesë në takimin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Paraburgim për të dyshuarin nga Gjakova për dhunë ndaj bashkëshortes dhe sulm me thikë ndaj axhës së saj

Paraburgim për të dyshuarin nga Gjakova për dhunë ndaj bashkëshortes dhe sulm me thikë ndaj axhës së saj

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Korenica i kënaqur me golin te FCSB

Korenica pritet të kthehet në fushë brenda vitit te FCSB

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Djali i Jakup Krasniqit tregon detaje nga vizita e babait të tij në Kosovë

Djali i Jakup Krasniqit tregon detaje nga vizita e babait të tij në Kosovë

Dodaj jep spektakël dhe mban ekipin në garë për titullin

Dodaj jep spektakël dhe mban ekipin në garë për titullin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën