TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

De la Fuente krenar me ‘Spanjën e re’: E merituam titullin botëror

by tëvë1
24 orë ago
0
A A
De la Fuente krenar me ‘Spanjën e re’: E merituam titullin botëror

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk e fshehu krenarinë pas triumfit 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, sukses që e riktheu “Furinë e Kuqe” në majën e futbollit botëror.

Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 106-të të vazhdimeve, duke i siguruar Spanjës titullin e dytë në histori të Kupës së Botës.

Pas ndeshjes, De la Fuente vlerësoi karakterin dhe unitetin e skuadrës së tij, duke theksuar se ky brez lojtarësh është rritur me filozofinë e futbollit spanjoll.

“Ndihem jashtëzakonisht krenar për këtë brez futbollistësh, që janë rritur me idealet tona dhe i kanë qëndruar besnikë atyre. Kanë qenë shembulli i përsosur i një grupi dhe i një familjeje. Janë futbollistë të mëdhenj me talent të jashtëzakonshëm. Ndihem vërtet krenar”, tha ai.

Trajneri spanjoll beson se skuadra e tij duhej ta kishte zgjidhur finalen shumë më herët, por pranoi se përballë një rivali si Argjentina duhej edhe të vuante.

“Mendoj se ndeshja duhej të ishte vendosur shumë më herët. Pritjet e Dibu Martínez na penguan të shënonim më shpejt. Duhej të kishim kaluar në epërsi më herët, por ishte një finale e Kupës së Botës dhe në këto ndeshje duhet të vuash, edhe kur kundërshtari mbetet me dhjetë lojtarë. Ne ishim të përgatitur për çdo skenar”, theksoi ai.

Me këtë sukses, Spanja bëhet njëkohësisht kampione e Evropës dhe e Botës, duke konfirmuar dominimin e saj në futbollin ndërkombëtar. Në finalen e zhvilluar në Neë Jersey, në formacionin titullar të De la Fuentes ishin edhe dy adoleshentë, Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal, të cilët konsiderohen shtyllat e projektit afatgjatë të kombëtares spanjolle.

Spanja do t’i rikthehet ndeshjeve zyrtare në muajin shtator, kur do të përballet me Anglinë dhe Kroacinë në kuadër të UEFA Nations League.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Rodriguez i del në mbrojtje Xhakës

Xhaka me rekord unik në Kupën e Botës

Kumbulla do të kthehet në La Liga

Kumbulla do të kthehet në La Liga

Zidane zëvendëson Deschampsin te Franca

Zidane zëvendëson Deschampsin te Franca

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Vilë pa leje pranë Ujmanit kishte ndërtuar edhe nënkryetari i Listës Serbe dhe vëllai i tij

Vilë pa leje pranë Ujmanit kishte ndërtuar edhe nënkryetari i Listës Serbe dhe vëllai i tij

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë

Pse nuk duhet të keni frikë nga dielli, përfitimet dhe disavantazhet

Pse nuk duhet të keni frikë nga dielli, përfitimet dhe disavantazhet

Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?

Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën