Një person është arrestuar në Podujevë për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
I dyshuari sipas policisë, është lokalizuar në një lokal në qytetin e Podujevës dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./teve1.info/







