TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: PDK nuk duhet ta përjashtojë një marrëveshje me LVV-në

by Tëvë1
3 orë ago
2
A A
Haliti fton organet e drejtësisë që ta marrin në pyetje Dimal Bashën

Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta përjashtojë mundësinë e një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë ish-deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti. Sipas tij, një bashkëpunim i tillë duhet të ndërtohet mbi një marrëveshje për qeverinë dhe jo vetëm për zgjedhjen e presidentit.

Në një intervistë në KosovaPress, Haliti deklaron se çdo marrëveshje ndërmjet dy partive duhet të garantojë një program të përbashkët qeverisës për një mandat të plotë katërvjeçar.

Megjithatë, ai shton se brenda PDK-së ka zëra që e kundërshtojnë një bashkëpunim të tillë dhe çështja duhet të trajtohet në mënyrë demokratike.
“Unë po them që ne mund të merremi vesh për presidentin, por paraprakisht duhet të merremi vesh për qeverinë, për bashkëqeverisje. Në qoftë se Partia Demokratike pranon bashkëqeverisjen, edhe VV-ja pranon bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike, atëherë zgjidhet presidenti dhe fillojnë negociatat për zbatimin e një projekti të përbashkët, një programi të përbashkët i cili duhet të zgjasë 4 vjet qeverisje… Unë po them numrat janë. Nuk jemi të gjithë një mendje. Domethënë që ka edhe kundër koalicionit në PDK ka zëra edhe kundër një koalicioni me VV-në. Kjo çështje duhet të diskutohet në organet e partisë, duhet të diskutohet në këshill drejtues. Në qoftë se s’ka pajtueshmëri, po them të duhur, atëherë normalisht është demokratike dy mendimet futen në vota dhe ajo del një vendim i cili është i obliguar për të gjithë…09:05 Unë kam mendimin tim. Që nuk është keq me bë marrëveshje. Sepse ne nuk jemi armiq në mes veti. Jemi kundërshtarë politikë. Nuk e besoj që bëhet, të drejtën me ju thënë. Por, gjithçka mund të ndodhë”, thekson ai.

Ai përmendi Sami Lushtakun si një nga figurat që publikisht ka shprehur rezervat ndaj një koalicioni me LVV-në, duke shtuar se ai nuk është i vetmi me këtë qëndrim.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Haliti tha se në mungesë të një marrëveshjeje për qeverisje, PDK-ja nuk ka detyrim të mbështesë kandidatin për president. Megjithatë, sipas tij, partia mund të marrë vendime që shmangin bllokimin e institucioneve.
Haliti tregon edhe kushtet që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ia ka paraqitur liderit të LVV-së, Albin Kurti, në takimin e tyre të fundit më 10 korrik.

“Në qoftë se është ndërprerë gjithçka, pas propozimeve ose pas kushteve që i ka qit zoti Hamza, është, e ka ndërprerë dhe e ka pamundësuar më tutje bisedimin. Unë nuk e di. S’kam qenë unë aty, dhe s’jam, s’jam zëdhënës i zotit Hamza. Nuk e di, nuk e di tamam, por unë po besoj që i ka qit kushtet të cilat i ka PDK-ja. Po s’është problemi a mund t’i paraqesim, por unë po besoj që ky projekti për zbatimin e atij projektit ekonomik që e ka pasur Bedriu si kandidat për kryeministër, edhe për koalicionin. Po them, nuk mundet me pas koalicion sepse po e zgjedhim një president të propozuar nga PDK-ja, edhe që s’është i PDK-së. Absolutisht s’mundet me pas koalicion. Mundet me pas, mundet me pas përgjegjshmëri politike të kryetarit të partisë, të partisë, për të mos e bllokuar procesin. Vendimi i pa i palëvizshëm, i pandryshueshëm, që ne të mbesim në opozitë dhe ta zgjedhim presidentin për t’i hapur mundësi zgjedhjes”, shton ai.

Tags: formimi i institucioneveLVVpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon protesta në Kastrat të Kurshumlisë, QKMK njofton qytetarët

Përditësohen pritjet në kufi: Deri në 30 minuta pritje te Hani i Elezit

Arrestohet një person në Podujevë, iu konfiskuan gjashtë paketime me substancë narkotike

Arrestohet një person në Podujevë, iu konfiskuan gjashtë paketime me substancë narkotike

Rama: Po lirojmë banesat komunale të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme

Rama: Po lirojmë banesat komunale të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës

Përfundon protesta në Kastrat të Kurshumlisë, QKMK njofton qytetarët

Përditësohen pritjet në kufi: Deri në 30 minuta pritje te Hani i Elezit

Arrestohet një person në Podujevë, iu konfiskuan gjashtë paketime me substancë narkotike

Arrestohet një person në Podujevë, iu konfiskuan gjashtë paketime me substancë narkotike

Rama: Po lirojmë banesat komunale të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme

Rama: Po lirojmë banesat komunale të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme

​Shaqiri e Zhegrova përballen sot në miqësore

​Shaqiri e Zhegrova përballen sot në miqësore

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës

11 vjet nga anëtarësimi në Frankofoni, Hoxhaj thekson rëndësinë për diplomacinë kosovare

“Kosova po izolohet”, Hoxhaj kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Telashet teknike e detyrojnë aeroplanin zviceran të kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën