TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmbyllet edicioni i 26-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, rreth 350 studentë morën pjesë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Përmbyllet edicioni i 26-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, rreth 350 studentë morën pjesë

Me emocione, certifikata dhe dëshirë për t’u rikthyer vitin e ardhshëm, është përmbyllur edicioni i 26-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (PISU).

Ceremonia përmbyllëse u zhvillua në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku morën pjesë profesorë ndërkombëtarë, profesorë të UP-së dhe studentë vendas e ndërkombëtarë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, falënderoi profesorët dhe studentët për kontributin e tyre në organizimin e këtij aktiviteti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Në emër të profesorëve ndërkombëtarë foli prof. Alain Riveros-Rivera nga Pontificia Universidad Javeriana në Kolumbi, i cili e vlerësoi Universitetin Veror si një hapësirë të ndërtuar mbi kureshtjen, dialogun dhe bashkëpunimin mes studentëve dhe profesorëve.

Ndërsa profesoresha e Fakultetit të Ekonomisë në UP, Mjellma Carabregu-Vokshi, e cilësoi Universitetin Veror si më shumë se një program akademik, duke theksuar rolin e studentëve në suksesin e tij.

Gjatë ceremonisë u ndanë certifikata për profesorët ndërkombëtarë dhe profesorët e UP-së që kontribuuan në këtë edicion.

Në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës këtë vit morën pjesë rreth 350 studentë vendas dhe ndërkombëtarë. Në kuadër të programit u zhvilluan 19 kurse të bashkëdrejtuara nga profesorë ndërkombëtarë dhe profesorë të UP-së, si dhe 12 punëtori që trajtuan tema të ndryshme, përfshirë inteligjencën artificiale, teknologjinë financiare, antropologjinë, mjekësinë e gjumit dhe shkencat forenzike.

Pjesë e edicionit ishin edhe aktivitete kulturore, diskutime për demokracinë dhe të drejtat e grave, festivali i filmit të shkurtër UPWard, aktivitete sportive dhe vizita në vende historike e kulturore të Kosovës.

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të mbetet një nga platformat kryesore për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës dhe promovimin e Kosovës në arenën akademike ndërkombëtare./teve1.info/

Tags: edicioni i 26-testudente nderkombetarTeve1Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinëup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik

​Kusari-Lila: Gjashtë deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president

Tentim-vrasje në Prishtinë, një person plagoset me armë zjarri

Kusari-Lila: Eksportet u rritën 17.5%, importet 5.8% në tetë muajt e parë të 2026-s

Kusari-Lila: Eksportet u rritën 17.5%, importet 5.8% në tetë muajt e parë të 2026-s

Ramadani akuzon Deharin: Ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Kurtit

​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

Ambasadori Meidani me një mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar

Ambasadori Meidani me një mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar

Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia në Shqipëri shoqëron tre persona

Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia në Shqipëri shoqëron tre persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën