TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me lot në sy, pronarja e shtëpisë së shembur në rrugën A: U detyruam të largohemi para një viti e gjysmë, kërkojmë përgjegjësi nga Komuna

by Tëvë1
2 muaj ago
21
A A
Me lot në sy, pronarja e shtëpisë së shembur në rrugën A: U detyruam të largohemi para një viti e gjysmë, kërkojmë përgjegjësi nga Komuna

Një shtëpi është shembur në rrugën A në Prishtinë, ngjarje që ka alarmuar Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe inspektorët komunalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën me shirit sigurie.

Pronarja e shtëpisë, në një deklaratë për Tëvë1, ka treguar se familja e saj ishte detyruar të largohej nga objekti rreth një vit e gjysmë më parë, pasi, sipas saj, muret kishin filluar të pësonin dëmtime si pasojë e shembjes së dheut pranë shtëpisë.

Ajo kujtoi se më 27 maj, rreth orës 22:00, ndodhi një shembje e dheut, pas së cilës në vendin e ngjarjes dolën ekipet e Drejtorisë për Emergjenca.

“Më 27 maj kemi qenë brenda në ora 10 të mbrëmjes dhe është shembur dheu. Ka ardhur Drejtoria e Emergjencave shumë shpejt dhe na kanë thënë të dalim prej këtu, sepse rrezikshmëria ishte shumë e lartë. Të nesërmen kanë ardhur dhe kanë vendosur shiritat. Ne u evakuuam dhe u detyruam të gjenim një strehim të përkohshëm, derisa të siguronim një zgjidhje afatgjatë”, tha ajo.

Pronarja pretendon se, pavarësisht konstatimeve të institucioneve dhe kërkesave për ndërprerjen e punimeve, ato kanë vazhduar.

“Përkundër konstatimit që është bërë dhe apelit që të ndalohen punimet, pas dy javësh eskavatori ka filluar sërish punën. Brenda 10 minutave ra muri i përparmë i shtëpisë dhe filluan përsëri shembjet e dheut. Punimet vazhduan pavarësisht apelit që ishte bërë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, mbrëmjen kur ndodhi shembja e plotë e objektit, familja u njoftua nga banorët e lagjes.

“Mbrëmë u njoftuam nga banorët e lagjes se shtëpia ishte shembur krejtësisht. Kam tentuar të kontaktoj numrat ku kam telefonuar edhe më herët, por nuk kam arritur të marr përgjigje. Sot në mëngjes e vizituam vendin dhe, siç po shihet, dëmi është shumë i madh. Ne kemi jetuar këtu për 26 vjet dhe gjithçka e kemi ndërtuar me mundin tonë. Tani kërkoj vetëm një përgjigje nga Komuna se çfarë do të ndodhë me ne”, deklaroi pronarja.

Ajo kërkoi që Komuna e Prishtinës të marrë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprime konkrete.

“Pres që Komuna të dërgojë një ekip në terren dhe të ma kompensojë dëmin e shkaktuar. Kam qenë shumë e lumtur që nisi ndërtimi i kësaj rruge, sepse ishte e nevojshme për këtë zonë, por kurrë nuk e kam menduar se ndërtimi i saj do ta rrezikonte jetën e familjes sime me pesë anëtarë dhe do të na linte pa shtëpi”, përfundoi ajo.

Tags: rruga AshembjeTeve1
Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën