Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se zhvillimet në LDK, ku po kërkohet Kuvendi i jashtëzakonshëm në LDK me kërkesë për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga kreu i partisë, është nxituar nga “degë të PDK-së në LDK”.
Kraki ka thënë se kjo nismë ka filluar pas gatishmërisë së Abdixhikut për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se para ardhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së, në këtë parti ka pasur ndikim PDK-ja.
“Në LDK para ardhjes së Abdixhikut ka ekzistua gjithmonë një farë dege e PDK-së në LDK. Pak a shumë po, si një aucaider kështu me del mu. E cila duke synuar një farë sabotimi. Në momentin kur kryetari i një partitë të madhe tregohet konstruktiv dhe me vullnet të mirë dhe qohen disa aty e nisin përpjekje që duken si sabotuese. Llogaria e rezultatit të zgjedhjeve është dashur të nis menjëherë”, ka thënë Kraki në “Këndin e Debatit” në Tëvë1.
Ai ka përmendur kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të cilin ka thënë se është PDK e jo LDK.
Të mërkurën janë dorëzuar nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së. Kryetari i kësaj partie ka thënë se pas këtij zhvillimi ka ndërprerë bisedimet me LVV-në për krijimin e institucioneve.
Në LDK kanë thënë se Kuvendin e Jashtëzakonshëm synojnë ta mbajnë para 7 gushtit, që është afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Kraki ka folur edhe për mundësin e bisedimeve me PDK-në pas zhvillimeve në LDK.
Ai i është referuar deklaratës së kryetarit të PDK-së, për deklaratën e dhënë pas takimit me Kurtin që tha se kjo parti në këtë mandat do të jetë në opozitë.
Gatishmëri me shkua ma tutje nuk ka pas dhe i pari që e ka përshëndet vetpërjashtimin e PDK-së ka qenë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku”, tha Kraki.







