Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës.
Ai në një postim Facebook ku ka njoftuar se ka marrë pjesë takimin ministror mbi rritjen e rrëzikut nga terrorizmi politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha bashkëpunimi me ShBA-në dhe vendet tjera partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me SHBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë”, ka shkruar Konjufca.







