Njollat e gjakut janë ende të pranishme.
Paraditen e së enjtes, aty u panë edhe Policia e Kosovës.
Kjo pasi një natë më parë, në këtë rrugë në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës pati të shtëna zjarri, ku një person mbeti i plagosur.
Siç mësohet, dyshohet se nipi shtiu me armë ndaj axhës së tij, i cili ende nuk është kapur nga organet e sigurisë.
Se rasti ndodhi shkak i një mosmarrëveshjeje e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri kishte shtënë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet nga Policia.
Për tëvë1, familjarët nuk pranuan të flasin para kamerës, mirëpo thanë se bëhet fjalë për një aksident.
Televizioni ka tentuar të marrë një informacion për gjendjen e të plagosurit, por nga QKUK nuk dhanë një përgjigje.
Ndërkaq Policia po vazhdon hetimet.
Lidhur me rastin është iniciuar hetim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.



