TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE emëron Antero Lopesin në krye të EULEX-it në Kosovë

by teve1
3 muaj ago
1
A A
BE emëron Antero Lopesin në krye të EULEX-it në Kosovë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Antero Alfarela Oliveira Lopes si Shef të Misionit të EULEX Kosovës, me një mandat fillestar prej 10 muajsh, i cili nis më 10 gusht 2026.

Lopes do të zëvendësojë në këtë pozitë Giovanni Pietro Barbanon.

Antero Lopes është një zyrtar i lartë portugez me mbi katër dekada përvojë në diplomaci, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e sektorit të sigurisë.

Ai ka shërbyer për më shumë se 25 vjet në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku ka pasur angazhime të rëndësishme në misionet ndërkombëtare, përfshirë Forcën Mbrojtëse të OKB-së në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë (UNPROFOR), si dhe Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), ku ka punuar për gjashtë vjet.

Sipas Këshillit të BE-së, përvoja e tij në udhëheqje strategjike, menaxhim të krizave dhe bashkëpunim me qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë pritet të kontribuojë në drejtimin e mëtejshëm të misionit evropian në Kosovë.

“EULEX Kosova, i themeluar në vitin 2008, është misioni më i madh civil i Bashkimit Evropian në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Misioni ka për qëllim të mbështesë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë në forcimin e efektivitetit, qëndrueshmërisë, karakterit shumëetnik dhe llogaridhënies së tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe praktikat evropiane”, thuhet në njoftim.

Në mandatin e tij aktual, EULEX-i vazhdon aktivitetet e monitorimit, mentorimit dhe këshillimit për institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa ka edhe përgjegjësi të kufizuara ekzekutive përmes Njësisë së Formuar Policore (FPU).

Misioni gjithashtu vazhdon të ofrojë mbështetje për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe ndihmë teknike për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në qershor të vitit 2025, Këshilli i BE-së zgjati mandatin e EULEX Kosovës për një periudhë të mëtejshme dyvjeçare, deri më 14 qershor 2027./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar

PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar

​“Mbështetja e Vuçiqit nga Putini”, Kuçi: Serbia po e përdor Kosovën si levë për ruajtjen e pushtetit

​“Mbështetja e Vuçiqit nga Putini”, Kuçi: Serbia po e përdor Kosovën si levë për ruajtjen e pushtetit

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani është i gatshëm “si për të luftuar ashtu edhe për të negociuar”, thotë kryetari i parlamentit iranian

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Merdare, kapen 50 mijë euro të padeklaruara në autobusin Itali–Kosovë

Merdare, kapen 50 mijë euro të padeklaruara në autobusin Itali–Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën