TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pa prova e fakte, Simiq përsërit narrativat e Beogradit karshi Kosovës – akuzon BE-në

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Pa prova e fakte, Simiq përsërit narrativat e Beogradit karshi Kosovës – akuzon BE-në

Deputeti i zgjedhur i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka përsëritur një sërë pretendimesh të njohura të Beogradit zyrtar lidhur me procesin zgjedhor, pozitën e serbëve në Kosovë dhe institucionet e Kosovës, duke akuzuar pa paraqitur prova se një mandat i komunitetit serb është “vjedhur” përmes votave të shqiptarëve.

Një pjesë e konsiderueshme e deklarimeve të Simiqit lidhet me akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai e akuzoi atë për, siç u shpreh, “nacionalizëm”, “diskriminim ndaj serbëve” dhe “apartheid”, duke pretenduar se gjatë mandatit të Kurtit kanë ndodhur mbi një mijë sulme ndaj serbëve dhe arrestime arbitrare.

Për këto shifra dhe akuza ai nuk ofroi burime apo dokumentacion mbështetës. Vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është drejtuar qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë disa herë në serbisht, për të evituar mundësinë për dezinformim.

Por, për Simiqin si duket kjo nuk çon peshë. Ai madje kritikoi edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, duke pretenduar se Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë po heshtin ndaj, sipas tij, “shkeljeve të të drejtave të serbëve në Kosovë”.

Në një intervistë për Radio Beograd me temën “Pozicioni i popullit serb në Kosovë”, Simiq vuri në shënjestër edhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke pretenduar se ai ka siguruar mbështetje kryesisht nga votues shqiptarë dhe jo nga komuniteti serb, transmeton KosovaPress.

Simiq pretendoi se Rashiq ka marrë një numër të konsiderueshëm votash në komuna ku, sipas tij, nuk jetojnë serbë, duke e cilësuar këtë si dëshmi të manipulimit zgjedhor. Megjithatë, ai nuk paraqiti asnjë provë konkrete që do të mbështeste pretendimet për manipulim apo “vjedhje” të mandatit.

Procesi zgjedhor në Kosovë administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa rezultatet certifikohen pas procedurave ligjore dhe shqyrtimit të të gjitha ankesave nga institucionet kompetente.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë vendim gjyqësor apo institucional që të konstatojë manipulim të mandatit të fituar nga Rashiq. Madje, edhe Lista Serbe ka marrë vota në komunat ku ka marrë Rashiq.

Gjatë intervistës, Simiq e quajti Rashiqin “serbi i Kurtit”, duke e akuzuar se ka mbështetur vendime të Qeverisë së Kosovës që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat e komunitetit serb.

Ai përmendi shpronësimet në veri, moskundërshtimin e vendimeve të kabinetit qeveritar, mbështetjen për integrimin e institucioneve serbe në sistemin e Kosovës, si dhe qëndrimet e Rashiqit kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Si mund të ketë mbështetje të serbëve. Dëgjoni vetëm disa të vërteta. Ai ishte ministër i Kurtit kur u votua rrëmbimi, eksploatimi i tokave në veri. Ky nuk ishte eksploatim por vjedhje klasike e tokave të serbëve në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, për ndërtimin e bazave parapolicore dhe njësive speciale. Pra në tokat serbe u ndërtuan baza policore e në të cilat janë kryesisht shqiptarët me tyta të gjata, mjete të blinduara”, pretendoi Simiq.

Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin tradicional të Listës Serbe se mbështetja financiare dhe institucionale e Serbisë është vendimtare për mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë, duke theksuar se Beogradi vazhdon të financojë sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe pagesat për një pjesë të qytetarëve serbë në Kosovë.

“Serbia ndihmon me tekste shkollore cdo familje me tre fëmijë, familje me gjendje të rëndë sociale. Por a e di si furnzohemi me këto tekste. I kontrabandojmë ato sepse Prishtina nuk lejon futjen e asnjë teksti shkollor cirilik, prandaj ne gjindemi disi në një mënyrë apo tjetër. Ne e dimë kush jemi, çfarë jemi dhe kujt i përkasim. Fakti është se pa Beogradin dhe Serbinë, nuk do të kishte serbë në Kosovë. Për të gjithë serbët në Kosovë, kryeqyteti është Beogradi, kështu ka qenë, është dhe do të jetë”, tha ai.

Simiq mbrojti rolin e Listës Serbe, duke deklaruar se kjo parti gëzon mbështetjen dërrmuese të serbëve në Kosovë, ndërsa hodhi poshtë akuzat për presion ndaj votuesve ose manipulim të procesit zgjedhor.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës kanë theksuar vazhdimisht se proceset zgjedhore zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe monitorohen nga misione vendore e ndërkombëtare të vëzhgimit. Raportet e tyre nuk kanë konstatuar manipulime që do të ndryshonin rezultatin zgjedhor apo ndarjen e mandateve.

Tags: Igor SimiqKosovaSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë që Kosovën ta furnizojmë me gaz amerikan përmes Vlorës

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë që Kosovën ta furnizojmë me gaz amerikan përmes Vlorës

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë që Kosovën ta furnizojmë me gaz amerikan përmes Vlorës

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë që Kosovën ta furnizojmë me gaz amerikan përmes Vlorës

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Rastet e helmimit në Han të Elezit, deklarohet drejtoresha e Shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën