TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjashtë fëmijë të braktisur këtë vit në Kosovë, në rritje kërkesat për adoptim

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Gjashtë fëmijë të braktisur këtë vit në Kosovë, në rritje kërkesat për adoptim

Magbule Koci, zyrtare e lartë për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur, deklaroi se në krahasim me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar është numër i njëjtë i braktisjes së fëmijëve.

“Sa i përket fëmijëve të braktisur në bazë të raporteve të Qendrave për Punë Sociale, të cilat janë të obliguara që të raportojnë rregullisht në kuadër të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes, rezulton që gjatë këtij viti deri me datë 30 qershor janë braktisur gjashtë fëmijë, dhe nëse e krahasojmë me vitin e kaluar është përafërsisht numër i njëjtë i braktisjes së fëmijëve. Gjithsej përfshirë rastet e reja dhe rastet e bartura nga vitet paraprake janë 28 fëmijë aktualisht në kuadër të mbrojtjes institucionale, përmes formave të mbrojtjes ligjore dhe familjare. Nga këta 28 fëmijë, 26 janë në strehim familjar, një fëmijë është në kuadër të programeve të SOS Fshatrave të Fëmijëve, një fëmijë është në shtëpinë e fëmijës në kuadër të Institutit special të Shtimes”, tha ajo.

Në Klinikën e Neonatologjisë këtë vit katër fëmijë janë transferuar në Qendrën për Punë Sociale pasi ishin braktisur, ndërsa për tre të tjerë është arritur bashkimi familjar.

Drejtoresha e kësaj klinike, Hajrije Ismaili thotë se numri maksimal i ditëve të qëndrimit të një fëmijë në Neonatologji është 28 ditë, ndërsa për fëmijën e braktisur gjatë qëndrimit aty kujdeset personeli i veçantë.

“Në rastet kur familjarët (braktisin fëmijët), varësisht prej natyrës së problemit sociale, shëndetësore apo tjetër, kujdesi bëhet nga personeli i Klinikës së Neonatologjisë. E kemi njësinë ku bëhet përkujdesja e këtyre foshnjave nga ana e personelit dhe varësisht nga nevoja sa duhet të qëndrojnë këtu. Nëse eventualisht ka nevojë për trajtim mjekësor, ato qëndrojnë edhe me gjatë, ndërsa nëse gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe familjarët bëjnë bashkim familjar, ato dërgohen te familjet e tyre, ndërkaq rastet e tjera kur janë dilemat nëse do të përkujdeset nga ana e familjes apo ende janë në pikëpyetje të tjera, nëse ende nuk janë zgjidh ato dilema, atëherë këto shkojnë në Qendrën për Punë Sociale. Zakonisht qëndrimi maksimal është 28 ditë në klinikën tonë”, tha ajo.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është adresë dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur. Aktualisht në këtë qendër janë të strehuar 50 fëmijë.

Udhëheqësi i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Kosovës, Besnik Peci, thotë se fëmijët jetojnë brenda SOS Fshatit deri në moshën 18-vjeçare, mirëpo edhe pas kësaj moshe vazhdojnë t’i përkrahin për tre vite.

“Në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, aktualisht i kemi duke i strehuar 50 fëmijë, 40 janë të vendosur në tetë SOS Familje, të cilat ne i kemi dizajnuar dhe krijuar për ta, dhe dhjetë janë pjesë e programit gjysmë pavarësimit… Në këto tetë SOS Familje, i kemi aktualisht 40 fëmijë, prej tyre 26 që i takojnë gjinisë femërore dhe 14 që i takojnë gjinisë mashkullore. Për këta përkujdesën kujdestarët e fëmijëve, SOS Nëna dhe SOS Tezja që ne i kemi të angazhuara nëpër shtëpitë ku ne ofrojmë shërbime sociale dhe familjare dhe provojnë t’ju plotësojnë nevojat bazike dhe të avancuara të fëmijëve… Ne i mbështesim fëmijët edhe mbas moshës 18-vjeçare për tri vite, edhe në aspektin psiko-social, mjekësor, në aspektin e punësimit, edukativ por edhe në aspektin e ngritjes autonomisë”, tha ai.

SOS Fshatrat e fëmijëve të Kosovës ofrojnë përkujdes dhe shërbime përmes programit të fuqizimit të familjes, afërsisht për 700 fëmijë në rajon Prishtinës, Graçanicës dhe Fushë Kosovës.

Gjithashtu kujdesen që të realizojnë aktivitete për fëmijët për të zhvilluar tek ata aftësi për jetën.

“Afër 25 deri në 30 aktivitete brenda vitit formale realizohen për këta fëmijë. Aktivitetet kanë qëllim për t’i ngritur reaktivitetin, për të ngritur nivelin e socializimit, shkathtësitë për jetën, realizohen për t’i zhvilluar fëmijët që me qenë pjesë e dobishme e shoqërisë dhe jo pengesë e saj në të ardhmen”, tha ai.

Adoptimi është një tjetër mënyrë për t’ju siguruar fëmijëve të braktisur një fëmijëri dhe jetë që meritojnë.

Adoptimi si proces fillon me kërkesën e të interesuarve për adoptim dhe drejtohet në Gjykatën Themelore në bazë të kompetencës territoriale. Gjykata në bazë të legjislacionit është e obliguar që të kërkojë mendim profesional nga Qendra për Punë Sociale, e cila në bazë të mandatit bënë vlerësimin profesional të përshtatshmërisë së familjes potenciale adoptuese.

Koci thotë se fatmirësisht numri i kërkesave për adoptim është më i lartë se numri i braktisjeve të fëmijëve. Sipas saj, janë rreth 140 familje që janë në pritje për adoptim.

“Sa i përket adoptimit, mund të themi se kërkesa është mjaftë e madhe. Në bazë të një analize të fundit që është bërë, aktualisht janë rreth 130 familje e që janë në pritje për adoptim vendor dhe afërsisht dhjetë kërkesa për adoptim jashtë vendit. Ndërkaq numri i fëmijëve të braktisur është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me kërkesën që aktualisht është në evidencë të regjistrave në departament , të cilat mirëmbahen edhe nga paneli për vendosjen e fëmijëve”, tha ajo.

Format themelore të mbrojtjes juridike e sociale të përkohshme dhe të përhershme për kategorinë e fëmijëve pa kujdes prindëror janë: Kujdestaria, strehimi familjar brenda farefisit, strehimi familjar jashtë farefisit, strehimi i përkohshëm ne strehimore dhe adoptimi si formë e përhershme e mbrojtjes./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën