TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka shpallur “persona non grata” ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezana Paunović, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen dhe kalimin tranzit në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi vjen pas deklaratave të ministres serbe, të cilat Sveçla i ka cilësuar si vazhdimësi të retorikës dhe politikave të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

Përmes një reagimi publik, ministri tha se Paunović ka rikonfirmuar, sipas tij, projektin për spastrimin etnik të shqiptarëve, duke e lidhur këtë me politikat e ndjekura gjatë regjimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Snezana Paunović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, ka rikonfirmuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve. Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Slobodan Millosheviq”, ka shkruar Sveçla.

Ai theksoi se deklaratat e ministres nuk janë të izoluara, por, sipas tij, pasqyrojnë një vazhdimësi të një politike shtetërore që për dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.

“Kjo gjuhë dhe kjo aspiratë e shpërfaqur nuk është e re. Ajo është vazhdimësi e një politike shtetërore që për shumë dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Urrejtja e tillë, e shprehur me tone kërcënuese ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës sonë, është e papranueshme dhe duhet të dënohet ashpër nga shtetet dhe shoqëritë demokratike”, deklaroi ai.

Sveçla bëri të ditur se vendimi është marrë në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezana Paunović është shpallur ‘persona non grata’, me ndalim të përhershëm të hyrjes dhe kalimit tranzit përmes Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Në fund të reagimit, Sveçla theksoi se koha e spastrimeve etnike ndaj shqiptarëve ka përfunduar dhe se Kosova është një shtet sovran me institucione që mbrojnë rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve.

“Epoka kur shqiptarët shtypeshin, masakroheshin dhe spastroheshin etnikisht ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Republika e Kosovës është shtet sovran e demokratik, me institucione të forta që mbrojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e çdo qytetari. Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale”, përfundoi Sveçla.

Tags: Ministri i Punëve të Brendshme i KosovësTeve1Xhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Spanja po avancon pas pjesës së parë

Spanja po avancon pas pjesës së parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën