Është stacioni i tij i parë.
Nga këtu qytetarët e nisin udhëtimin drejt Pejës.
E bileta që duhet ta paguajnë në atë drejtim kushton vetëm 3 euro.
Çmim ky i cili ka mbetur i njëjtë ndër vite.
Një nga arsyet që qytetarët e zgjedhin këtë formë transporti, thonë që është pikërisht çmimi i lirë i biletës.
“Për besë biletat janë super të mira për udhëtarë, e besa besë autobusi i kanë shtrejtu 5-6 euro prej Peje, e sidomos për studentë shumë shtrejtë”, ka thënë një qytetar.
“Vallahi besoj që është e përballueshme se shumë çmimi i lirë i trenit është”, u shpreh qytetari tjetër
Ka nga ta që janë edhe udhëtarë të rregullt të trenit.
“Prishtinë – Pejë nuk është najfarë çmimi i lartë. Unë udhëtoj 1 ditë po 1 ditë jo, është komod është shumë i mirë, është pa probleme”, ka thënë edhe një qytetar.
“Treni është shumë i mirë, tash kqyre autobusin 5 euro e treni 2 euro, 3 e gjysë prej Peje në Prishtinë. Shumë lirë”, thksoj qytetari tjetër.
Ndërsa për kategori të veçanta, udhëtimi me tren është pa pagesë.
“Unë nuk jam udhëtar i rregullt, rastësisht hypa, e shfrytëzoj kartelën e veteranit, por megjithatë transporti me tren është i leverdishëm”, u shpreh qytetari.
Nga Trainkos thonë se tarifat janë të përcaktuara me marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
“Ne kompensohemi për shërbimet që japim. Subvencionohemi nga Ministria e Ekonomisë, kemi një vlerë 1.1 milion ku 690,000 janë për shërbime operative, ose mbulimin e humbjeve që shkaktohen prej transportit të udhëtarëve, dhe janë diku 410,000 euro për investime kapitale për vete”, ka thënë Statovci.
Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrjeje, interesi i qytetarëve për transportin hekurudhor është rritur.
E krahas numrit të udhëtarëve, janë rritur edhe të hyrat nga shitja e biletave.
“Sipas statistikave që i kemi për një periudhë 2021–2025, del që numri i udhëtarëve është rritur për 44.13%, ndërsa të hyrat nga biletat që thashë janë të zbritshme prej faturës me Ministrinë e Infrastrukturës jo, kanë një rritje prej 54.16%”, theksoj tutje Statovci.
Aktualisht nga udhëtimi me tren është duke operuar vetëm një linjë, ajo drejt qytetit të Pejës.






